Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paditet ambasadori shqiptar në Çeki, Tepshi gënjeu për pasurinë
English

Paditet ambasadori shqiptar në Çeki, Tepshi gënjeu për pasurinë

Tiranë, 6 korrik NOA - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kallëzon në organin e Prokurorisë një Ambasador dhe një punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dega Tiranë, për veprën penale të "Refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë".

Sipas njoftimit për mediat të Inspektoriatit të lartë të Pasurisë, bëhet fjalë për ambasadorin tonë në në Republikën e Çekisë, Qazim Tepshi dhe Merita Aleksi, inspektore tatimore.

Në deklaratë thuhet se Qazim Tepshi, në deklaratat e tij të interesave private ndër vite nuk ka pasqyruar një shumë prej 35.000 euro, të depozituar në një nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri. Po ashtu, subjekti nuk ka deklaruar një transaksion bankar në shumën e 39.000 euro, e cila i është kaluar në llogarinë e tij bankare nga një person i tretë. I pyetur lidhur me pasaktësitë e evidentuara nga Inspektorati i Lartë, Tepshi është përgjigjur se nuk e ka gjykuar të deklarojë këtë shumë "...sepse nuk janë krijuar nga puna në Ambasadë...

ILDKP i vlerëson argumentat e dhëna prej Tepshit të pabazuara, duke i konsideruar shkelje të ligjit. Â

Personi tjetër për të cilin ka një kallëzim penal, Merita Aleksi, në deklaratat e interesave private ndër vite nuk ka pasqyruar depozita dhe llogari bankare në disa banka të nivelit të dytë, të cilat arrijnë shumën 3.589.048 lekë.

Po ashtu, nga hetimit administrativ i ILDKP për pasurinë e deklaruar të Aleksit dhe familjarëve të saj, rezulton se nuk janë pasqyruar në deklarata depozita dhe llogari bankare të bashkëshortit të saj, Diogjen Aleksi, në shumat: 12.570.872 lekë; 12.766 Euro; dhe 11435 USD.

Gjatë vitit 2009, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht në organin e Prokurorisë 12 subjekte, nga të cilët 6 për "fshehje të pasurisë, mosdeklarim ose deklarim të rremë" dhe 6 subjekte për "refuzim për deklarim".

m.l/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE