English

Ronaldo, sot ceremonia madhështore e firmosjes së kontratës me Real Madrid

Madrid, 6 korrik, NOA - Sonte do të bëhet ceremonia e nënshkrimit të kontratës të Ronaldos. Pritet që në këtë ceremoni të marrin pjesë 75.000 tifozë të Real Madridit. Kjo do të jetë një prej ceremonive më madhështore në historinë e La Ligës spanjolle për blerjen e një ylli sporti.

Një lajm i tillë bëhet i ditur nga drejtues të këtij klubi, të cilët janë duke përgatitur ceremoninë e madhe festive, e cila do të zhvillohet sot në stadiumin Los Blancos.

Rekordin aktual të Realit për numrin e tifozëve të pranishëm në prezantimin e ndonjë lojtari e mban Robinho, kur për të ishin grumbulluar 11.000 tifozë, ndërkohë rekordin për numrin e gazetarëve të pranishëm e mban Zinedine Zidane, pasi që gjatë prezantimit të tij ishin të akredituar 400 gazetarë.

n.e/NOA

KOMENTE