Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha pret në takim një delegacion të Asamblesë Popullore të Kinës
English

Berisha pret në takim një delegacion të Asamblesë Popullore të Kinës

Tiranë, 7 korrik NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot një delegacion të Asamblesë Popullore të Kinës të kryesuar nga Lu Zhonghe nënkryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Popullore të Kinës.

Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë e tij të madhe, që priste një përfaqësi kaq të lartë të Asamblesë Popullore të Kinës, duke e cilësuar këtë një vizitë shumë të rëndësishme në kuadër të forcimit të miqësisë mes dy vendeve në 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Lu Zhonghe, e cilësoi këtë vizitë në Shqipëri, si një kontribut shumë të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit bilateral në kuadër të veprimtarive përkujtimore në 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Kryeministri Berisha u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një nivel të shkëlqyer, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme, që Kina i ka dhënë dhe vazhdon t'i japë zhvillimit dhe modernizimit të Shqipërisë. Gjithashtu, duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve, Berisha u shpreh se Shqipëria është një vend i vogël, por me potenciale mjaft të mëdha në fusha të ndryshme dhe se qeveria shqiptare do të inkurajojë dhe do të mbështesë investimet e kompanive kineze në Shqipëri, në mënyrë që ato të jenë të suksesshme, veçanërisht në infrastrukturë, në porte në energjetikë, në shfrytëzimin e pasurive minerare etj.

Gjithashtu kryeministri Berisha u shpreh se në Shqipëri, po krijohen disa parqe industriale dhe se qeveria shqiptare është e gatshme të krijojë mundësinë e një zone të lirë për biznesin kinez.

Ndërsa nga ana e tij Lu Zhonghe u shpreh se qeveria kineze ndiqte me interes dhe me admirim, ecurinë me ritme të jashtëzakonshme të reformave ekonomike të Shqipërisë, si dhe vlerësoi si të admirueshme hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për të përballuar efektet e krizës ekonomike që ka përfshirë botën.

Sipas Lu Zhonghe, qeveria kineze do të inkurajojë kompanitë më të mëdha kineze që të investojnë në Shqipëri dhe se shfrytëzimi i potencialeve të Shqipërisë ka ngjallur një interes të madh tek sipërmarrësit kinezë, veçanërisht në ndërtimin e porteve, në shfrytëzimin e mineraleve, në infrastrukturë, në energjetikë etj.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në kulturë dhe në arsim.

k.k/NOA

KOMENTE