English

Los Anxheles, i jepet lamtumira e fundit Michael Jackson

Los Anxheles, 7 korrik NOA - Mijëra fans, miq dhe të afërm të familjes së mbretit të muzikës Pop, po i japin lamtumirën e fundit, këngëtarit me famë botërore, idhullit të brezave të rinj e të vjetër, Michael Jackson.

Â

Familja e tij dhe miqtë e ngushtë po zhvillojnë një funeral privat në Los Anxheles, ndërkohë që jashtë janë mbledhur simpatizantë të shumtë për t'i dhënë Â lamtumirën e fundit.

 Këngëtarët Mariah Carey, Usher, Jennifer Hudson, veterantë e muzikës R&B, Smokey Robinson, Lionel Richie, Stevie Wonder ndodhen mes të pranishmëve, ndërkohë që nuk mungojnë edhe yjet e sportit si Kobe Bryant për funeralin e Michael Jacksonit, i cili vdiq papritur më 25 qershor.

m.i/NOA

KOMENTE