Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një i mitur është autor sulmit me armë ndaj familjes kosovare në Kukës
English

Një i mitur është autor sulmit me armë ndaj familjes kosovare në Kukës

Kukës, 7 korrik NOA/ Update - Një 15-vjeçar rezulton të jetë një prej autorëve të dyshuar kryesor i sulmit të familjes kosovare që ndodhi mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur "Ura e Uzinës" në Kukës.

Dyshohet se i mituri me iniciale K.S në bashkëpunim me një person tjetër ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Volzvagen, me targë 888 KS 320, në të cilin udhëtonte një familje kosovare.

Për pasojë ka mbetur e plagosur në këmbën e djathtë shtetasja M.B., 28 vjeçe me shtetësi Kosovare, e cila është dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Polici fillimisht shoqëroi në polici 15 persona, ndërsa pak pas mesditës së sotme bërë të mundur identifikimi i njërit prej autorëve, ku është bërë ndalimi i 15-vjeçarit K.S. Ndërkohë po zhvillohen hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Sipas 28-vjeçares ajo u qëllua me armë nga një prej autorëve në momentin që sipas saj po mbronte fëmijën, të cilin ata donin ta rrëmbenin.

Sipas saj autorët kishin për qëllim marrjen e djalit të saj 8-vjeçar.

Sipas deklaratës së 28-vjeçares autorët nuk kanë kërkuar të grabisin para apo sende me vlerë ata kanë dashur vetë djalin.

k.k/NOA

KOMENTE