English

Panik në Fushë-Krujë, 8 gardianë qëllojnë me armë

Fushë-Krujë, 7 korrik NOA- Tetë gardianë në gjendje të dehur kanë qëlluar me armë në rrugë duke shkaktuar panik tek banorët e qytetit të Fushë Krujës.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Fushë Krujë, pranë Shkurajt.

Lajmi konfirmohet nga policia e Kurbinit, sipas së cilës 8 gardianët në gjendje të dehur po kalonin me dy makina në rrugë.

Krejt papritur ata kanë nisur të qëllojnë në ajër me armë, duke shkaktuar panik dhe frikë për banorët e zonës përreth, të cilët njoftuan menjëherë forcat e policisë.

m.i/NOA

KOMENTE