Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia asgjëson 4 parcela kanabis sativa në Shkrel
English

Policia asgjëson 4 parcela kanabis sativa në Shkrel

Shkodër, 7 korrik NOA - Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër ka bërë të mundur asgjësimin e 1500 rrënjë bimë kanabis sativa.

Sipas policisë, Seksioni i Luftës Kundër Drogës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, është bërë e mundur që gjatë operacionit të zhvilluar me një ditë më parë në vendin e quajtur "Logu i Shtogut", Komuna Shkrel, të identifikohen dhe asgjësohen, me anë të djegies, gjithsej 1500 rrënjë bimë me karakteristika të ngjashme të cannabis sattiva.

Policia bëri të ditur se bimët ishin të mbjella në katër parcela, me distancë të vogël me njëra-tjetrën, në një zonë të shpyllëzuar, pa pronar të ligjshëm.

Në parcelën e parë u gjetën dhe u asgjësuan 190 rrënjë cannabis sattiva, në parcelën e dytë 140 rrënjë, në parcelën e tretë 700 rrënjë dhe në parcelën e katërt 470 rrënjë të tilla.

Bima kishte një lartësi prej 50-130 cm dhe policia, para procesit të asgjësimit me anë të djegies, u mori mostra për ekzaminimin e tyre në laboratorët përkatës.

Ndërkohë që po dje policia Shkodrës në lagjen "Tre Herojte", te qytetit Shkoder, ka konstatuar në kopshtin e banesës së shtetasit N. Pëllumbi, një bimë me ngjyrë dhe me karakteristika të ngjashme me cannabis sattiva.

Gjithashtu policia gjeti dhe sekuestroi në magazinën e banesës, një qese me një sasi prej 58 gramë material bimor, në gjendje të tharë, me karakteristika të njëjta të cannabis sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe sipas deklarimit të familjareve, rezultoi se kjo sasi lënde narkotike i përkiste djalit të tyre, Gjergj Pëllumbi, 22-vjeç, i cili ishte larguar nga shtëpia dhe po punohet për kapjen e tij.

k.k/NOA

Â

KOMENTE