Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qëlluan me armë e shkop bejsbolli një person, arrestohen dy të rinj
English

Qëlluan me armë e shkop bejsbolli një person, arrestohen dy të rinj

Pogradec, 7 korrik NOA - Policia e Pogradecit ka arrestuar sot dy persona të shpallur në kërkim për "plagosje të rëndë me dashje".

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e qytetit të Pogradecit arrestoi 35-vjeçarin Artur Musollari, dhe 23-vjeçarin Meardi Berberi

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se ndalimi i tyre u be pasi dy ditë më parë i kanë dalë përpara tek banesa e tij, Luan Tollozhinas, dhe në bashkëpunim dhe me shokun e tyre Bledi Buzo, e kanë goditur me, shkopinj bejsbolli, duke i shkaktuar dëmtime të rënda për shëndetin.

Ndërkohë që mes tyre ka pasur të shtëna me armë zjari, dhe për pasojë është plagosur Bledi Buzo, për të cilën është arrestuar Luan Tollozhina.

Për këtë ngjarje Artut Musollari ka qënë i shpallur në kërkim policor dhe ndalimi i tij dhe i Meardi Berberit është kryer sot për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit".

k.k/NOA

Â

KOMENTE