English

Samiti i liderëve evropianë në Kroaci, i ftuar dhe Thaçi

Prishtinë, 7 korrik NOA-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në Samitin e Kroacisë 2009 me temë "Imperativat strategjike të Evropës: Energjia, Investimet dhe Zhvillimi" në qytetin e Dubrovnikut më 9-10 korrik.

Samiti bashkësponsorizohet nga qeveria e Suedisë, që është kryesuese e presidencës së radhës së Bashkimit Evropian dhe do të organizohet në bashkëpunim me fondacionin ''Marshall'' të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Samitin e Kroacisë 2009 në Dubrovnik do të marrin pjesë liderë nga vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe liderë nga Evropa Juglindore.

m.i/NOA

KOMENTE