Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal në Australi, gara seksi mbi një anije ushtarake mes marinarëve
English

Skandal në Australi, gara seksi mbi një anije ushtarake mes marinarëve

Sidnei, 7 korrik, NOA - Shpërthen skandali në marinën ushtarake australiane. Fakti se në një anije ushtarake zhvilloheshin konkurse mes marinarëve se cili kishte bërë më shumë seks me femra brenda saj, i ka alarmuar autoritetet e vendit.

Marinarëve iu janë gjendur blloqe me shënime, në të cilat detajonin të gjitha mënyrat sesi bënin seks me femrat, të cilat i paraqisnin më pas me mburrje në konkurset e tyre. Mes këtyre shënimeve janë gjetur dëshmi për femra zyrtare të Australisë apo edhe lesbike të njohura të këtij vendi.

Kapiteni i anijes ka pohuar se i ka pushuar menjëherë nga puna 4 marinarë të ekuipazhit, i cili ishte i përbërë nga 200 të tillë,

Zv/kryeministrja e këtij vendi, Julia Gillard, lidhur me një fakt të tillë ka pohuar nevojën e thellimit në një dukuri të tillë, se asgjë nuk mund t'i ndalojë femrat të bëjnë karrierë ushtarake.

Qeveria e këtij vendi prej kohësh ka lançuar faktin se femrat mund të lejohen në strukturat e ushtrisë, por ama, jo të jetojnë në të njëjtën strehë me meshkujt.

n.e/NOA

KOMENTE