Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot mblidhet grupi parlamentar socialist, pritet sherr Blushi-Rama
English

Sot mblidhet grupi parlamentar socialist, pritet sherr Blushi-Rama

Tiranë, 7 korrik, NOA - Grupi parlamentar socialist do të mblidhet sot në një mbledhje të posaçme, në orën 17.00, për të diskutuar mbi situatën e paszgjedhjeve dhe sidomos, çështjen e njohjes së rezultatit që doli prej tyre.

Kjo është edhe mbledhja e parë pas 28 qershorit për strukturën parlamentare të selisë rozë, e cila pritet të shoqërohet me debate të ashpra mes anëtarëve të saj mbi njohjen apo jo të rezultatit zgjedhor dhe nevojës për lëshimin e kërcënimeve të hapura ndaj KQZ-së. Dihet se ngrirja e rezultatit në Fier, është kthyer në një ngërç për Partinë Socialiste, pasi ajo pretendon të marrë mandatin e 9-të aty, ndërsa pohon se Partia Demokratike po manipulon nga ana e saj për mandatin e 7-të në këtë zonë, duke ia hedhur fajin KQZ-së se po bën ç'është e mundur që kjo të ndodhë

Nga njëra anë, ashtu siç tregoi edhe mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste zhvilluar ditën e djeshme qëndrojnë kryesocialisti Rama me mbështetësit Ruçi, Majko, Dokle, ndërsa nga ana tjetër qëndron Ben Blushi, një nga deputetët e rizgjedhur si anëtar i parlamentit të ri për qarkun e Korçës, i cili jo vetëm që nuk pajtohet me idenë e mosnjohjes së zgjedhjeve, por i ka kërkuar madje dje në mbledhjen e kryesisë edhe dorëheqjen kryetarit të PS-së, Edi Rama, pasi të pranonte më parë se PS vërtet humbi në zgjedhjet e 28 qershorit.

Sipas burimeve brenda kryesisë së PS, Blushi i është drejtuar Ramës dje në mbledhjen e Kryesisë disa herë me fjalët: "Zoti Rama pranoni që PS ka humbur zgjedhjet!"

Kjo ka shkaktuar rritje të temperaturës në sallën e mbledhjes në selinë e PS-së, duke vijuar me replika.

Madje Blushi ka shkuar edhe më tej duke thënë se PS duhet të përgatitet edhe për katër

vite të tjera në opozitë. Ai ka qenë i pari mes socialistëve që kishte deklaruar përpara 28 qershorit që Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen nëse PS do humbiste zgjedhjet.

n.e/NOA

KOMENTE