Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çështja e emrit të Maqedonisë, përfaqësuesi i OKB, kërkon modifikime
English

Çështja e emrit të Maqedonisë, përfaqësuesi i OKB, kërkon modifikime

Shkup, 8 korrik, NOA - Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në kontestin rreth emrit të Maqedonisë, Metju Nimic, në bisedimet e fundit me kreun shtetëror në Shkup propozoi ndryshime të caktuara të propozimit të fundit për emrin të dhënë në tetor të vitit të kaluar.

"Kryeministrit i propozova ndryshime të caktuara të propozimit të tetorit dhe kërkova nga Qeveria që të mendojë për këtë pako në tërësi, së bashku me ndryshimet", dekalro Nimici pas takimit me kryeministrin Nikola Gruevski.

I pyetur se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë ai nuk dha asnjë detaj, sepse, siç tha, në opinion nuk është bërë publik as propozimi.

Nimici paralajmëroi se për ndryshimet e propozuara do të bisedojë edhe me ministren greke të Punëve të Jashtme Dora Bakojani dhe me negocuesin Adamantios Vasilakis në Athinë ku largohet pasdite. Ndërmjetësuesi Nimic paraprakisht u takua edhe me presidentin Gjorgje Ivanov.

Ai mbrëmë është takuar edhe me negociatorin maqedonas, Zoran Jolevski, dhe me shefin e diplomacisë, Antonio Milloshoski, por nuk janë dhënë detaje për rrjedhën e bisedimeve. NOA-INA

KOMENTE