Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata e Lartë: Anulohen dënimet me burg përjetë për Altin Lamajn
English

Gjykata e Lartë: Anulohen dënimet me burg përjetë për Altin Lamajn

Tiranë, 8 Korrik NOA - Altin Lamaj, nipi i Vajdin Lamajt i cili mbeti i vrarë nga një atentat me telekomandë, në ashensorin e pallatit ku jetonte, nuk është më i dënuar. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Lartë, e cila vendosi prishjen e të gjitha vendimeve të dy gjykatave më të ulëta, duke i shpallur ato moskompetente.

Sipas Kolegjeve të Bashkuara i pandehuri nuk duhet të ishte gjykuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe as nga ajo e Apelit për Krime të Rënda, pasi ato nuk kanë qenë kompetente.

Për këtë arsye Gjykata e Lartë vendosi që dosja Lamaj të gjykohet nga Gjykata e Faktit. Në ditët në vazhdim do të hidhet në shortin elektronik edhe dosja penale, ku do të caktohet treshja gjyqësore.

Altin Lamaj është dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje të ndodhura gjatë vitit 1999-2001, në kryeqytet.

Ai akuzohet për vrasjen e Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Grigor Stefanit, ngjarje kjo e ndodhur më 11 janar të vitit 2000.

Altin Lamaj është nipi i të ndjerit Vajdin Lamaj, i cili ndërroi jetë bashkë me një shok të tij në një atentat ku autorët policia ende nuk ka dhënë ndonjë identitet.

Vajdin Lamaj ishte bashkëpronar i Top Albania Radio.

e.l/NOA

KOMENTE