Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ktheheshin përgjithmonë në Shqipëri, vdesin dy vëllezërit e mitur
English

Ktheheshin përgjithmonë në Shqipëri, vdesin dy vëllezërit e mitur

Nga bashkëpunëtori i NOA

Janinë, 8 Korrik NOA - Vdekje tragjike për dy adoleshentë shqiptarë në Greqi të cilët ishin duke u kthyer përgjithmonë në atdhe pasi kishin jetuar disa vite në emigracion. Vdekja e të miturve erdhi gjatë një aksidenti ku edhe babai i tyre mbeti i plagosur rëndë. I plagosur po ashtu ka mbetur dhe një shtetas grek i cili nuk paraqet rrezik për jetën.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 35-të të rrugës shtetërore Antiriu-Janinë, pranë fabrikës Viohalco, vetëm pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë.

Emigranti shqiptar 54 vjeçar, gjendej së bashku me dy djemtë e tij, njëri 15 dhe tjetri 16 vjeçar, duke drejtuar një autoveturë, me destinacion në drejtim të Shqipërisë.

Nga hetimet që Policia Rrugore kreu në vendngjarje, vlerësoi se emigranti shqiptar, duke drejtuar veturën e tij, në një moment të humbjes së kontrollit, dyshohet për shkak të përgjumjes mbi timon, është përplasur me makinën tjetër ku ndodhej një shtetas grek i cili mori plagë në kraharor.

"Aksidenti erdhi për shkak se vetura ku gjendeshin dy të miturit dhe që drejtohej nga emigranti shqiptar doli nga kahu i vet i lëvizjes duke u përplasur me mjetin tjetër që ishte në drejtim të kundërt udhëtimi, për në Mesologji", deklaroi policia rrugore e Janinës e cituar nga korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA.

Në fakt ky ishte udhëtimi i fundit për familjen. Babai fatkeq, ishte duke shoqëruar për në Shqipëri, dy djemtë e tij që sikundër zbardhi policia, kishte vendosur t'i transferonte përgjithmonë në vendlindje.

Sikundër sqaroi policia, synimi i prindit shqiptar ishte që të dërgonte në Shqipëri dy djemtë dhe brenda ditës të rikthehej në Athinë, për të kapur ditën tjetër të punës.

Ndaj ai e kishte nisur udhëtimin mëngjesin e së mërkurës në orët e para, me qëllim që të kthehej rreth 24 orë më vonë në kryeqytetin grek.

Por udhëtimi rezultoi fatal dhe tani babai i dy fëmijëve që nuk jetojnë më, po lufton me vdekjen, në spitalin shtetëror të Mesologjisë.

n.s/NOA

KOMENTE