Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Partia e Gjelbër Evropiane vlerësoi bashkëqeverisjen e vendit mes PD e LSI
English

LSI: Partia e Gjelbër Evropiane vlerësoi bashkëqeverisjen e vendit mes PD e LSI

Tiranë, 8 korrik NOA - LSI ka lëshuar një deklaratë për shtyp ditën e sotme me anë të cilës tregoi se Partia e Gjelbër Evropiane ka vlerësuar me nota pozitive bashkëqeverisjen e vendit mes dy koalicioneve atij të "Aleancës Socialiste për Integrim" dhe "Aleancës së Ndryshimit"

"Partia e Gjelbër Europiane gjithashtu ka vlerësuar me nota pozitive zhvillimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Kjo tregon rrugën që vendi juaj po ndjek drejt konsolidimit të demokracisë dhe realizimit të standardeve Evropiane të zgjedhjeve. Në këtë drejtim ju jeni përpara një sfide të madhe atë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ne mendojmë se bashkëpunim ndërmjet dy Koalicioneve do të bëje të mundur realizimin e integrimit të plotë të vendit tuaj në BE, duke realizuar kështu një objektiv madhor të popullit shqiptar" thuhej në deklaratën e LSI-së e cila ka cituar vlerësimet e Partisë së Gjelbër Evropiane.

k.k/NOA

KOMENTE