Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Orik dhe Leart Shyti: Pushteti personal i Sali Berishës, është i pakufishëm
English

Orik dhe Leart Shyti: Pushteti personal i Sali Berishës, është i pakufishëm

Tiranë, 8 Korrik NOA - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka dhënë një vendim për atë që cilësohet si "Hakmarrja", duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Lidhur me këtë vendim, Orik dhe Leart Shyti, dy prej të pandehurve, të cilët kurrë nuk i kanë pranuar akuzat duke theksuar se janë të sajuara dhe kanë motivim të pastër politik, kanë reaguar sot duke kritikuar fillimisht mënyrën e marrjes së vendimit.

Agjencia e Lajmeve NOA ju sjell reagimin e plotë të vëllezërve Shyti, që janë evidentuar prej vitesh në Shqipëri si anëtarë të organizatës "Hakmarrja Shqiptare e Drejtësisë".

"Në orën 14.00 të datën 7 korrik 2009, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda kishte njoftuar avokatët se do jepte vendimin për "Hakmarrjen". Por trupi gjykues nuk u paraqit në sallën e gjyqit as në orën 15.00 dhe askush nuk dinte të jepte arsyen. Në datën 8 korrik marrim vesh se gjykata e ka dhënë vendimin në orën 17.00", - evidentojnë vëllezërit Shyti.

"Nuk e njohim përmbajtjen e vendimit, por thuhet se Gjykata është shprehur se ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallë së Parë", - vijojnë dy vëllezërit.

Në këtë pikë, ata theksojnë se "kuptohet se çfarë përmbajtjeje ka një vendim që nuk lexohet as në praninë e rojës së gjykatës, por njohja e tij është e nevojshme për të bërë ankesën në Gjykatën e Lartë".

Ndërsa druajnë se do të ndiqet ajo taktikë që ndoqi Gjykata e Shkallës së Parë, pra do të duhet të kalojë shumë kohë për t'u njohur me përmbajtjen e vendimit.Â

Leart dhe Orik Shyti vlerësojnë këtu, se "vendimi, jo vetëm për ne, por edhe për shumëkënd që e di se pushteti personal i Sali Berishës është i pakufishëm, nuk ishte i papritur".

Dy vëllezërit pohojnë se prej kohësh "e kemi bërë të njohur bindjen tonë se vendimi do jepej kur të donte ai", duke iu referuar Berishës.

Lojën e nisur me vonesat për të penguar apelimin e vendimit të gjykatës së Shkallës së parë, - vijojnë vëllezërit Shyti, e vijoi me militantin që "i ra shorti" për të kryesuar gjykimin e "Hakmarrjes".

"Menjëherë u gjet preteksti për ta shtyrë gjykimin. Iu kërkua Këshillit të Lartë të Drejtësisë të caktonte gjyqtarin e pestë. Alibia: gjyqtarët e gjykatës së Apelit kanë kryer veprime, domethënë janë të papërshtatshëm "për shkak të pjesëmarrjes në procedim", siç thuhet në ligj. Kjo ishte gënjeshtër, sepse, sipas avokatit, shumica e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda nuk kanë marrë pjesë në procedim. Kështu kaluan disa muaj. Gjyqtari i pestë u caktua në fillim të vitit 2009", - vazhdon reagimi i Shytit.

Në datën 23.06.2009, ndërsa avokatët prisnin që gjykata të jepte vendim për kërkesat e mbrojtjes për marrjen e disa provave për të cilat nuk ishte shprehur më parë, ajo e quajti të përfunduar shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për të dhënë vendimin përfundimtar.

Pas një kohe, trupi gjykues u kthye në sallë dhe kryesuesi tha se volumi i madh i dosjes donte më shumë kohë.

"Dhurata nuk iu bë në ditën që Berisha e kishte porositur, thjesht sepse kryesuesi nuk e siguroi dot shumicën", - theksojnë vëllezërit Shyti.

Ata evidentojnë edhe se gjykata nuk pranoi të merrte asnjë nga provat e kërkuara nga mbrojtja me arsyetimin: "janë të panevojshme".

Por argumentin më mbresëlënës, - theksojnë dy vëllezërit, - për të rrëzuar një grup kërkesash të mbrojtjes, juristët e gjejnë në faqen 223-225 të procesverbalit të seancës së datës 14.04.'09: Kërkesat e "sipërcituara i referohet qëllimit të manipulimit të këtij procedimi që do të thotë sipas mbrojtjes marrjen e këtyre provave për të provuar faktin e falsifikimit... fakti i falsifikimit të procedimit nuk është objekt... i këtij procesi penal. Përndryshe për aktet apo dokumente të përcaktuara, falsifikimi i tyre përbën objekt të një procedimi të veçantë sipas parashikimit të nenit 186 të K.Penal i veçuar nga ky proces".

Vëllezërit Orik dhe Leart Shyti komentojnë se "mbrojtësit e zotit të "Hakmarrjes" dhe të Shqipërisë, duke e ditur se vepra penale e falsifikimit është amnistuar në prill 1997, na rekomandojnë të vërtetojmë falsifikimet në një gjykatë tjetër. Faktet nuk vlejnë. Rrofshin shpifjet!".

Kurse vlerësojnë se ditët, nga data 23 qershor deri në 7 korrik, nuk duheshin për të studiuar dokumentet që ka paraqitur mbrojtja, por për të ushtruar trysni mbi gjyqtarët e pabindur.

Në përfundim, Leart dhe Orik Shyti, konsiderojnë se "fjalët janë harxhuar dhe nuk kanë më kuptim".

Sipas tyre, është krejt e kotë t'i kujtosh popullit se Sali Berisha nuk pyet për ligjet, për Kushtetutën, për institucionet e pavarura, për standardet etj., si këto.

Kurse përmbyllin reagimin për vendimin e djeshëm të Apelit për Krimet e Rënda: "Po deklarojmë edhe njëherë se Sali Berisha nuk e ka të vështirë të na dënojë, vështirë e ka të na pengojë të ankohemi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Prandaj përpiqet të na vonojë".

/e.l/k.k/NOA

Â

KOMENTE