English

Sejdiu uron Berishën për fitoren në zgjedhje

Prishtinë, 8 korik NOA- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar  një mesazh urimi kryeministrit Sali Berisha pwr fitoren e arritur nw zgjedhjet e 28 qershorit. "Në emër të popullit dhe të institucioneve të Kosovës, Ju përgëzoj për fitoren e 28 qershorit në të cilën 'Koalicioni për Ndryshim' mori përkrahjen e qytetarëve" thuhet në letrën e Sejdiut, dërguar kryeministrit Berisha.

Presidenti Sejdiu ka theksuar se do të punohet edhe më shumë për bashkëpunimin mes dy vende.

''Besoj se Shqipëria, pas anëtarësimit në NATO, në një kohë fare të shkurtër, do të përmbushë kriteret për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian duke realizuar kështu një nga dëshirat dhe ëndrrat më të mëdha të kombit shqiptar" thekson presidenti kosovar.

m.i/NOA

KOMENTE