Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
T-Mobile prezanton telefonin e ri Google
English

T-Mobile prezanton telefonin e ri Google

Kompania gjermane e telefonisë celulare T-Mobile fillon muajin e ardhshëm, shitjen e telefonit te ri Google "myTouch 3 G". Por Modeli "MyTouch 3G" i T-Mobile ka nisur që të ofrohet për shitje me porosi, duke nisur nga dita e djeshme. Ky model do të konkurrojë modernët "iPhone 3G S" të "Apple" dhe "Palm Pre". "MyTouch 3G" është varianti më elegant dhe më i përparuar i modelit G1, telefonit të parë me programin Android të kompanisë Google.

Telefoni i ri i ngjan "iPhone" dhe ka shumë karakteristika të njëjta me të, përfshirë ekranin me prekje me të njëjta përmasa. Ky model është i pajisur me kamera 3.2 megapixel, lexues muzike dhe video, për të publikuar fotografi dhe video në faqe interneti si YouTube apo Picasa falë lidhjes wireless. Ky model mund të personalizohet me pamje dhe programe. Gjithashtu ka aftësinë të kuptojë preferencat e përdoruesit të vet dhe më pas të japë edhe rekomandime.

Përdoruesit do kenë mundësi të lidhen me serverat e postës elektronike të kompanive të tyre falë programit Android të këtij modeli. "Një pjesë të madhe të tregut për këtë telefon do ta zënë njerëzit që blejnë për herë të parë telefon "inteligjent". - deklaroi Cole Brodmna, drejtori teknik i T-Mobile. "Blerësit e modelit G1 ishin entuziastë të teknologjisë".

Â

KOMENTE