English

Arrestohen dy të rinj, tentuan të vidhnin një dyqan

Tiranë, 9 korrik NOA - Tentojnë të vjedhin një dyqan, arrestohet dy të rinj, policia nis hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorin e tyre.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.5 arrestuan dje dy të rinjtë Mariglen Lala, 19-vjeç lindur në Burrel dhe banues në Bathore, i dënuar më parë për vjedhje dhe Shefqet Tanushi, 21-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Bathore, i dënuar më parë për vjedhje.

Burime nga policia thanë se arrestimi i tyre u krye pasi në lagjen "Bulçesh" Bathore në periferi të Tiranës, në bashkëpunim edhe me një person tjetër ende të pa identifikuar ku po punohet për zbulimin e tij, kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e një shtetasi.

Sipas policisë ata pasi u morën në pyetje mësuan masën e arrestit për veprën penale të "vjedhjes" së mbetur në tentativë, në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE