English

Depërtohet nga Belgjika, kapet në Rinas i kërkuari

Tiranë, 9 korrik NOA - Depërtohet nga Belgjika, arrestohet në Rinas 28-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia.

Oficerët e Seksionit të Hetimit në Komisariatin e Policisë në Rinas bënë të mundur dje kapjen e personit në kërkim Artan Dropulli lindur dhe banues në Berat.

Sipas policisë, 28-vjeçare është kthyer me linjën "Adria" nga Belgjika, si shtetas i kthyer kategorisë deportiv. Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS rezultoi se ai ishte person në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Berat me vendimin Penal nr. 285 e ka dënuar me 6-muaj burgim e 400 mije lek gjobë për veprën penale të "Falsifikimit të dokumenteve" si dhe të "Falsifikimit të vulave, stampave, formularëve".

k.k/NOA

KOMENTE