Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrit në Ballkan, Shqipëria rrit vigjilencën
English

Gripi i derrit në Ballkan, Shqipëria rrit vigjilencën

Tiranë, 9 korrik NOA-Tashmë nuk ka gjasa që Shqipëria t'i shpëtojë ardhjes së virusit të gripit AH1N1. Pas përhapjes me shpejtësi të këtij virusi  në disa prej vendeve të Ballkanit, institucionet shëndetësore kanë rritur vigjilencën.

Â

 Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli u shpreh të enjten për mediat se përpjekjet e shëndetësisë shqiptare tashmë nuk po fokusohen në parandalimin e virusit në kufi, por në kapjen e hershme, në kontrollin e komplikacioneve dhe sidomos të vdekjeve.

Ai informoi se gripi që po qarkullon është me virulencë të ulët dhe nuk ka asnjë arsye për panik në komunitet.

Sipas tij, situata është duke u ndjekur me shumë vëmendje dhe vigjilencë nga shërbimet shëndetësore në vend, të cilat herë pas here analizojnë raste të dyshuara.

"Po përpiqemi të grumbullojmë më shumë raste të dyshuara, sepse nuk e përjashtojmë mundësinë që brenda disa javësh virusi të hyjë në Shqipëri", tha z. Ylli.

 Për rajonin e Ballkanit, sipas OBSH-së, numri më i madh i të prekurve regjistrohet në Greqi, me 151 raste të konfirmuara, nga të cilat 42 raste të reja. Ndërkohë, situata nuk ka ndryshuar në Bullgari, ku janë konfirmuar deri tani 10 raste të prekura nga virusi A (H1N1).

Në Rumani deri tani janë konfirmuar 41 raste, nga të cilat 5 të reja, në Malin e Zi, janë konfirmuar 10 raste deri tani, nga të cilat 1 rast i ri, ndërsa Sllovenia ka konfirmuar 10 raste të infektimit të virusit A (H1N1).

Hartës gjeografike të përhapjes së virusit A (H1N1) në Gadishullin e Ballkanit i është shtuar dhe Maqedonia me 2 raste të konfirmuara.

m.i/NOA

KOMENTE