Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krerët e partive të djathta fqinje, urojnë Berishën për fitoren
English

Krerët e partive të djathta fqinje, urojnë Berishën për fitoren

Tiranë, 9 korrik NOA -Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), Menduh Thaçi, i ka dërguar një telegram urimi nga me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare, kryeministrit Sali Berisha.

"Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni të ju përgëzoj për organizimin e zgjedhjeve të qeta, të drejta dhe demokratike. Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për Bashkimin Evropian, jo vetëm që plotësoi të gjitha standardet demokratike evropiane, por edhe një herë ju tregoi të gjithë skeptikëve dhe armiqve të Shqipërisë, se shqiptarët janë popull me virtyte demokratike, se dinë të kultivojnë demokracinë dhe dinë të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Po ashtu, ju uroj për fitoren e koalicionit të djathtë, të cilin zoti Kryeministër ju e udhëhiqni, me çka shqiptarët i bashkëngjiten shteteve më demokratike evropiane" thuhej në telegramin që Berisha mori nga Thaçi i cili e ka përgëzuar për koalicionin së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Ndërkohë edhe kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në FYROM, Ali Ahmeti, i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit Berisha.

"Ndjej kënaqësi të veçantë që me rastin e përfundimit të procesit zgjedhor në Republikën e Shqipërisë të ju përgëzoj për suksesin e arritur.

Deklarimi për formimin e koalicionit qeveritar shpreh gatishmërinë e subjekteve politike për të vënë interesin shtetërore para interesave partiake. Ky përcaktim dëshmon pjekurinë politike të udhëheqësve partiakë për të anavcuar të përgjithshmen ndaj individuales.

Me bindjen e plotë se qeveria e re do të dijë të çojë përpara aspiratat e popullit të Shqipërisë, Ju uroj sukses në rrugën drejt Evropës" thuhej në telegramin e Ahmetit.

Më tej Berisha ka marrë një tjetër telegram urimi kësaj here nga kryetari i Partisë Demokracia e Re në FYROM, Imer Selmani, i cili në fjalën e tij është shprehur: "Kam bindjen që bashkëpunimi PD-LSI, do të sinkronizojë në mënyrën më të mirë të mundshme aspiratat euro-integruese dhe zhvillimore të Shqipërisë. Në këtë kuadër konsideroj se Qeveria e ardhshme do të ruajë kursin politik integrues dhe përfundimisht do t'i japë Shqipërisë vendin e merituar në mesin e shteteve evropiane në Bashkimin Evropian" Kryeministrin Berisha, për mandatin e dytë qeverisës, e ka uruar edhe kryetari i Partisë Ekologjike të Kosovës, Arif Krasniqi. Në fjalën e tij ai nënvizoi se:

"Të jem i sinqertë, neve fitorja juaj nuk na habiti, ajo ishte e pritur. Ishte e pritur sepse Qeveria të cilën e udhëhoqët ju z.Kryeministër, kishte arritur rezultate marramendëse për Shqipërinë dhe shqiptarët" .

Edhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Berisha, ku shprehet:

"Më lejoni që në emrin e Partisë për Veprim Demokratik dhe në emrin e koalicionit të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, t'ju urojmë për zgjedhjet demokratike dhe dinjitoze, që u zhvilluan të dielën e kaluar më 28 qershor në Republikën e Shqipërisë, ku votuesit shqiptarë dhe partitë politike pjesëmarrëse në këtë garë treguan pjekurinë politike dhe vlerat e tyre qytetëruese evropiane

Me këtë rast duam t'ju urojmë edhe për fitoren e partisë tuaj dhe të koalicionit demokratik në këtë garë mjaft të rëndësishme për të ardhmen e ndritur të shtetit dhe popullit shqiptar".

k.k/NOA

Â

KOMENTE