English

Nisen për një gëzim familjar, përfundojnë në spital pas një aksidenti

Fier, 9 korrik NOA - Tetë të plagosur është bilanci i një aksidenti që ndodhi sot në mesditë në dalje të fshatit Clim të rrethit të Fierit.

Sipas policisë aksidenti ndodhi kur një automjete tip-Mercedes Benz dhe një fugon janë përplasur më njëra-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tetë persona.

Mësohet se të dëmtuarit në mjetin me targa të Fierit dhe katër persona të tjerë që ndodheshin në fugonin me targa të Elbasanit, të cilët ishin nisur në një gëzim familjar në një fshat të Fierit. Burime nga policia thanë se pas përplasjes makina Benz ka përfunduar në kanalin që ndodhej anës rrugës kryesore, ndërsa fugoni është kthyer në kah të kundërt me drejtimin e lëvizjes. Tetë të dëmtuarit u transportuan menjëherë në spital nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.

k.k/NOA

KOMENTE