Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një vit kontributi të konsiderueshëm për komunitete dhe njerëz në nevojë
English

Një vit kontributi të konsiderueshëm për komunitete dhe njerëz në nevojë

Tiranë, 9 Korrik NOA - Fondacioni Vodafone Albania prezantoi sot Raportin e Parë Vjetor për vitin 2008/09. Ky raport ofron një pasqyrë të plotë të investimeve sociale për vitin e shkuar, për periudhën Prill 2008 - Mars 2009, duke regjistruar nder kontributet më të mëdha që një biznes vendas kryen në fushën sociale.

Me fondet e siguruara nga Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Foundation në Mbretërinë e Bashkuar, Fondacioni zhvilloi tre thirrje për aplikime për palët e interesuara të shoqërisë civile, identifikoi dhe financoi një numër prej 20 projektesh cilësore në përgjigje të prioriteteve të komuniteteve në nevojë.

Duke realizuar kështu, impakte të rëndësishme për fushën e Edukimit, Shëndetësisë, Mjedisit dhe Mirëqenies Sociale.

Efekt i zbatimit të këtyre projekteve është dhe zgjerimi i hartës së investimeve, përfshirë Kukësin, Shkodrën, Lezhën, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Vlorë, Gjirokastër dhe rrethe të tjera.

Programi i këtij viti është karakterizuar gjithashtu nga shkallë e gjerë përfituesish nëpërmjet projekteve të financuara, përfshirë mbështetjen për fëmijë pa mundësi për t'u shkolluar, persona me aftësi të kufizuara, ndihmë për komunitetet në zona shumë të varfra, mbështetje për komunitetin rom si dhe për grupe të pambrojtura e me plagë sociale të tilla si viktimat e trafikut njerëzor, gra shtatzëna me rrezik abandonim fëmije, etj.

Siç ishte premtuar gjatë prezantimit të programit të Fondacionit në Janar 2008, gjatë këtij viti u promovuan nisma të reja, si programi "Bota e Ndryshimit" dhe programi "Sporti dhe Muzika" në mbështetje të njerëzve të papërkrahur.

Projektet sfiduese të dy fitueseve të parë të "Bota e Ndryshimit" dhe organizimi me sukses i Lojërave Speciale Olimpike 2008 në Shqipëri ishin rezultat i këtyre përpjekjeve.

Fondacioni është një nga institucionet e para që ka reaguar me një përgjigje dhe përkushtim të menjëhershëm për të ndihmuar popullsinë e prekur nga fatkeqësitë, duke përfshirë paketa ndihme të dhuruara përmes Kryqit të Kuq Shqiptar për 880 familjet në Gërdec, si dhe investimi më i madh i vitit, rindërtimi i shkollës fillore në Gërdec - në sajë të të cilit 125 fëmijët e Gërdecit tashmë kanë një shkollë sipas standardeve bashkëkohore.

"Të qenit i përgjegjshëm, është pjesë e ADN-së së biznesit tonë. Fondacioni përfaqëson një motor të fuqishëm te përgjegjshmërisë së biznesit në zbatimin e politikës së investimit social, që siguron efikasitet dhe qëndrueshmëri. Sot shohim mbi atë çka mundëm të realizojmë në një vit, e kjo na bën të ndihemi mirë, por në të njëjtën kohë na nxit për angazhime akoma më sfiduese për të ardhmen" - tha z. Haris Broumidis, Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania.

Duke publikuar disa fakte të përfshira në Raportin Vjetor i Fondacionit 2008/09, u evidentua se fondi total për vitin e parë është mbi 75 milionë lekë, çka përfshin shumën e dhuruar për të katër programet e zbatuar gjatë vitit të shkuar.

a.k/NOA

Â

KOMENTE