Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Jam i detyruar të hesht sepse më lanë pa njerëzit e mi në KQZ
English

Topi: Jam i detyruar të hesht sepse më lanë pa njerëzit e mi në KQZ

Tiranë, 10 Korrik NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me procesin zgjedhor në vend dhe theksoi se "nuk mund të rri pa shprehur të gjithë atë shqetësim me të cilin unë po ndjek të gjithë procesin".

Topi kujtoi faktin se dikur, Presidenti ka pasur përfaqësuesin e tij në KQZ dhe theksoi se "nëse do të ishte në atë kondicione unë do të kisha zë tjetër".

Por, - vazhdoi Topi, - meqenëse në momentin e realizimit të ndryshimeve kushtetuese, në momentin e realizimit të ligjit të ri zgjedhor, partitë politike parlamentare e kompozuan KQZ në mënyrë bipartizane, ose ta quajmë më një profil të qartë politik, dhe Presidenti sot në këtë Komision nuk e ka përfaqësuesin e tij, padyshim që unë do të rri, sikurse të gjithë të tjerët, në ndjekje të këtij procesi, pa u prononcuar për ecurinë e këtij procesi, por duke bërë thirrje që KQZ duhet të jetë në respekt të Kushtetutës, në respekt të ligjit, në respekt të vlerësimit korrekt të vullnetit të qytetarëve për arritjen e atyre standardeve, të cilat ne i kemi shumë të nevojshme dhe për të cilat prononcohemi sot".

Më tej, Topi tha se kanë qenë disa apele publike frekuente që janë dhënë në periudhën parazgjedhore për nevojën e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, për nevojën e realizimit të një fushate vizionare nga çdo parti dhe padyshim për një klimë të qetë.

" Mund t'ju them që zgjedhjet, - vijoi Topi, - duke marrë në konsideratë mënyrën e sjelljes së qytetarëve, një sjellje mjaft e civilizuar, dhe apelet e institucioneve më të rëndësishme, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë bënë që dita e zgjedhjeve të shkonte në mënyrë shumë të qetë".

Këtu, Topi shtoi se sigurisht që preokupacioni më i madh që në radhë të parë shqetëson partitë politike, por edhe qytetarët e thjeshtë, por edhe Institucionin e Presidentit është korrektësia me të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të vlerësojë rezultatin.

"Unë deri tani nuk jam shprehur, por dhe sot do të bëj një shprehje dhe një prononcim parimor dhe të përgjithshëm. Arsyet janë shumë të thjeshta, sepse unë në mënyrë absolute nuk mund të influencoj një proces, i cili është në dorën e një institucioni të miratuar nga Parlamenti dhe të dekretuar nga Presidenti. Pra, është KQZ ai që vepron mbi bazën e ligjit, ai që kontrollon dhe ai që çertifikon, dhe përtej KQZ aty ku ka kontestime është Kolegji Zgjedhor".

Kryetari i shtetit, duke përdorur më tej një gjuhë diplomatike, nuk ngurroi megjithatë të akuzojë se ka probleme të rënda në lëmin e zgjedhjeve: "Ne kemi një problem, të cilin duhet ta përballojmë të gjithë, duhet ta përballojmë me shumë kurajë, duhet të jemi shumë realist, duhet të jemi shumë të sinqertë".

Problemet, - vazhdoi Topi, - sikurse ndodh në mjekësi duhet të diagnostikohen, pastaj të shërohen.

Në rast se ne nuk kemi kurajën, nuk kemi profesionalizëm për të diagnostikuar ku është e keqja, - tha Topi, - atëherë edhe terapia do të jetë shumë e dyshimtë.

Nga kjo pikëpamje, Presidenti tha se "unë do t'i inkurajoja të gjithë aktorët politikë, të cilët të veprojnë natyrisht brenda parimeve që edhe politika i ka, por mbi të gjitha duhet të respektojnë me rigorozitet atë që ia imponon ligji".

Kryetari i shtetit, pranoi më pas se "në politikë ke shumë hapësirë, ke shumë mundësi për të manovruar, është një çështje ekskluzive e partive politike, për Shqipërinë ka shumë rëndësi stabiliteti i vendi dhe i shoqërisë ka nevojë që ky vend të jetë i qetë, ka nevojë që të realizojë standarde hap pas hapi dhe tek e fundit ky është një moment i një procesi relativisht të gjatë evolucionar, të cilin ne do ta përmbushim patjetër me seriozitet hap pas hapi". Lidhur me sistemin e ri zgjedhor të aplikuar në këto zgjedhje Presidenti Topi tha se "eksperimentet që bëhen në reformimin e ligjeve asnjëherë nuk mund të thuash që çdo gjë ishte e mirë apo e keqe".

Kurse konkludoi: "Njeriu në këtë proces të gjatë evolucionar edhe në politikë edhe në konsolidimin e institucioneve ezauron pjesët, të cilat i bën pjesë të një sistemi të konsoliduar, dhe pastaj çfarë është për ta lënë e le. Kjo është pjesë edhe maturitetit të politikës".

e.l/NOA

KOMENTE