Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Po të më refuzojë Meta, gati për koalicion me Ramën
English

Berisha: Po të më refuzojë Meta, gati për koalicion me Ramën

Tiranë, 10 Korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha, në në intervistë mbrëmjen e së enjtes në tv Klan deklaroi se ishte gati të negocionte dhe të pranonte hyrjen në koalicion qeverisës me PS dhe Edi Ramën, duke shmangur kështu mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme që e cilësoi si të dëmshme për vendin.

Njëkohësisht, kryetari i PD, akuzoi Partinë Socialiste dhe kreun e saj se bënë përpjekje për të shkatërruar koalicionin me LSI madje u përpoqën që të negociojnë për bashkëqeverisje.

Duke folur për koalicionet, Berisha tha se "do t'i drejtohesha PS-së për koalicion" dhe shpjegoi: "Unë s'mund të merrja vendimin për inat të kësaj apo asaj, të dërgoja vendin në zgjedhje. Jam i bindur, kështu është rregulli".

Këtu kryeministri përforcoi thënien e tij kur tha se "në rast se do të ekzistonte vullneti në PS, mund të ndërtohej një koalicion tërësisht i qëndrueshëm".

I pyetur se si do të precipitonte situata nëse LSI nuk do të pranonte koalicion me të, Berisha u përgjigj: Nëse do tëe thoshte jo, atëherë PS me një këmbë do të thoshte po. Ata të gjithë inatin e kanë që s'ishin ata në koalicion dhe erdhi LSI-ja".

Nga ana tjetër, duke folur për koalicionin e ndërtuar me Ilir Metën, Berisha akuzoi se "z.Rama bëri çdo përpjekje për të mos lejuar një koalicion të tillë".

"Së pari, Rama ofroi me kërcënim koalicionin, dhe qartësoi se nëse nuk bëja koalicion me të, nuk do të njihnin zgjedhjet", - deklaroi Berisha.

"Emisarët që folën në gojën e tij, - theksoi Berisha, - thanë që nëse do të bëni një qeveri të gjerë, do ta bëni me ne, ndryshe dalim ne në protesta, i thashë jo dhe le të dilnin".

Po ashtu, Berisha akuzoi eksponentë të PS se "më ofruan 6 deputetë të vetët" dhe shtoi se ai vetë nuk kishte pranuar.

Më poshtë gjeni një pjesë të intervistës së dhënë:

Një fitore për PD-në, por jo ajo e pritshmja. Por ju keni një histori që nga viti 1990...

Nuk jam unë historik, jam e ardhmja, jo historia. Gjersa unë ulem sot tek ti më i votuari nga rinia shqiptare, unë të garantoj që të gjithë sukseset kanë pasur si faktor vendimtar të rinjtë. Por fakti që unë edhe këtë radhë ulem si fitimtar këtu, ulem për shkak të rinjve. Nëse kush mishëron kush të ardhmen e një kombi, ky është i riu dhe e reja.

Keni deklaruar se do ta bëni qeverinë e vetme, me sa duket dështuat...

Unë s'përdor stimujt nga prodhuesit e viagrës, këto janë stimuj. Sali Berisha asnjëherë s'ka qeverisur pa koalicion. Edhe kur ka pasur vota kemi zgjeruar koalicionin, që njerëzit të gjejnë sa më shumë përfaqësim në qeveri.

A keni dështuar me rezultatin?

Absolutisht jo. Fitorja është si xhevahiri, ajo shndrin.

A keni analizuar se ku nuk ka funksionuar për ju?

Fitimtari nuk gjykohet. Jam shumë i kënaqur. Unë jam gjithnjë për koalicionin, do të bëj koalicione, është e domosdoshme të pranosh diversitetin.

Si i gjykoni zgjedhjet?

Një njeri që doli me të rinjtë e Shqipërisë në rrugë, doli për zgjedhje të lira. Kam ndjerë një kënaqësi të jashtëzakonshme në zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, të cilat në vlerësim unanim botërore, kanë zgjedhje të cilat kanë qenë më korrektet.

Po me votat...

Absolutisht është numërimi më i mirë, me kamër. Është jashtë çdolloj mundësie që çdo parti politike të ketë një numërues, se do të krijonte kaos. Nuk ka asnjë vend në botë që e vendos fletën përpara vëzhguesve për ta parë. Në të gjitha rastet ka pasur kundërshtim, por standardi me kamerën është unik.

Jeni i kënaqur?

Po jam i kënaqur. S'mund të them se ishin të përsosura. Në zgjedhjet e fundit kishte probleme, por më kujtohen zgjedhjet në një vend tjetër ku njerëzit kanë qëndruar 20 orë në radhë për të votuar. Standardet janë një problem i përgjithshëm. Qëllimi kryesor është shprehja e vullnetit të lirë.

Opozita ka deklaruar se ju po i merrni mandatin e Fierit...

Uroj që të mos opozita e kutisë. U numërua kutitë e Beratit, s'doli asgjë. Do të numërohen kutitë e Fierit, nuk ka asnjë të drejtë t'i mohojë votën kurrkujt.

PS është shprehur se nëse nuk merr mandatin e 9-të nuk njeh zgjedhjet...?

Por të përdorësh alibi për të mos njohur zgjedhjet nuk është në interesin e saj. Zoti Rama nuk më telefonoi, humbi rastin. Nëse më takon që të jem unë humbës, do t'i telefonoja zotit Rama. Kurse zotëria e tij, pasi doli njëherë, pastaj u shndërrua në një... Pra nuk ka rëndësi, humbi rastin se do të vendoste një standard. Absolutisht që do t'i telefonoja, pasi më takonte, zgjedhjet s'kisha motiv t'i kundërshtoja. Kam krenari dhe kënaqësi të veçantë, me përkushtim ia dolëm me këto zgjedhjeve.

Opozita thotë që përmes KQZ-së po deformoni rezultatin...?

Nëse opozita thotë që duhet të zbatohet ndryshe për të njëjtin rast... Opozita ka qenë e përfaqësuar sa mazhoranca në ato zgjedhje. Kodi e ka të përcaktuar se kur numërohen dhe kur jo. Kërkesa ime ka qenë ligji dhe vetëm ligji.

Por s'kemi ende rezultat final?

Po kemi paraprak.

Jemi të vonuar?

Në rast se do të dyfishohen qendrat e numërimit të votave, atëherë mund të kemi një rezultat në 24 orët e para. Si votim ishte shumë i thjeshtë, por në zgjedhjet vendore do të shtrojmë infrastrukturën më me shumë kamera... Pasi me kamera është gjithçka e regjistruar dhe i numëron në film.

A e kishit seriozisht deklaratën se do të dorëhiqeshit nëse humbitnit?

Po, do të jepja dorëheqjen nga jeta politike. Udhëhoqa një listë, një betejë, një fushatë, natyrisht detyrimi im madhor është që të hap vendin për njerëz të tjerë.

Ju keni deklaruar se do të dorëhiqeshit në 2001?

Unë i mora në zgjedhjet e 2001, logoja ime ishte më e votuara. Parlamenti Evropian thoshte se nuk përfaqësohej parlamenti nga vota. Nëse do t'i humbisja njëherë zgjedhjet e lira dhe të ndershme atëherë do të jepja dorëheqjen, por s'ka ndodhur, ndodhi që nxora nga beteja që nga Enver Hoxha dhe të gjithë liderët e asaj partie.

Rama akoma s'ka dalë nga politika...

Standardi është standard. Ky të bëjë ç'të dojë.

Nuk iu tremb ideja që ai do mbetet në krye të PS?

Jo, si të më tremb kjo.

Do të përballeni me të në zgjedhjet lokale...

Sa herë të dojë. Ka disa rregulla, nuk e thashë kot që i urova ditëlindjen, i uroj që vitet t'i sjellin sa më shumë rini. Atij i mungon rinia. Mund të kesh vitet, por mund të jesh i plakur. A nuk doli ai me politikën e re, ka 3 vjet që flet për të, a nuk paraqiti një grup të rinjsh i kompostoi si maja e gjeneratës së re, 0.99. Flas për simbolet e politikës së tij të re.

78 nga 140 deputetë, ulen sot për herë të parë. Është tendencë e çuditshme që nuk ndeshet në asnjë vend të botës...?

Unë kam 25-30%. Rinovime më të thella nuk ka të arsyeshme. Ky është problemi se PS mbajti 3-4 nga simboli i PS-së.

Ju e keni rinovuar...

Jo më shumë se 1/3. Nuk ka institucion më të shkëlqyer për tu trajnuar, për tu faktuar, për tu formuar si oratorë. Nuk ka shans më të madh për një të ri apo të re, për të dëshmuar dhuntinë e tij politike se sa platforma e parlamentit. A do ta shfrytëzojnë? Nëse ndodh kështu do të ishte në të mirë të vendit. Zoti Rama zgjodhi grupin e vet për ta futur në parlament. Pse e bëri? S'dihet...

Si do të ndiheni tani kur Nano, Gjinushi, Ceka, Milo, Rama nuk është në parlament. Me kë do t'i bëni betejat tani?

Ky është një problem. Pasi do të shfaqet sindromi i kryeministrit. Do të thotë që në atë grup do të ngrihen 15, secili do të kujtojë se është kryeministër dhe do ta përgatisin me mjeshtri të madhe rezultatin tim në vitin 2013.

Prapë do të vazhdoni?

Sa të më votojnë këta, unë do të vazhdoj.

PS ka dalë forcë e parë...

Kam qenë në koalicion me 17 parti politike. Po udhëhoqe partinë, udhëheq partinë, po udhëhoqe koalicionin, udhëheq atë. Tek ai ka akuza që kanë vjedhur vota.

Koalicion çdo të thotë... Është një formë e re në Shqipëri...

Është e re dhe e dobishme, i diktuar nga rezultati. Absolutisht do t'i ofroja edhe me 73 deputetë do t'i ofroja LSI-së.

Ishte pazar paraprak?

Jo. Është domosdoshmëri që shqiptarët të shohin që gjërat s'janë të ndara me thikë. Në këtë rast, janë ndarë gjërat, me këtë koalicionin ka disa merita. Parimi, askush nuk shkon në zgjedhje për shkak të rezultatit. Domethënë, jo zgjedhje të menjëhershme, por koalicioni është ligji i pandryshueshëm i vendeve demokratike. Shkohet në zgjedhje kur koalicioni që formon nuk funksionon dhe nuk ka alternativë tjetër. Me rezultatin aktual mundësia ishte, në interesin e vendit, ishte PD-LSI. Nëse nuk do të ekzistonte LSI, deklaroj këtu se do t'i drejtohesha PS-së për koalicion. Unë s'mund të merrja vendimin për inat të kësaj apo asaj, të dërgoja vendin në zgjedhje. Jam i bindur, kështu është rregulli. Çfarë ndodhi? Ndodhi që me LSI, në rast se do të ekzistonte vullneti në PS, mund të ndërtohej një koalicion tërësisht i qëndrueshëm. Do të ishte gabimi më i madh atëherë po të shkoje në koalicionin e madh. Opozita është pushteti moral i vendit. Zoti Rama bëri çdo përpjekje për të mos lejuar një koalicion të tillë. Së pari, Rama ofroi me kërcënim koalicionin, nëse s'bëja koalicion me të, s'do të njihnin zgjedhjet. Emisarët që folën në gojën e tij thanë që nëse do të bëni një qeveri të gjerë, do ta bëni me ne, ndryshe dalim ne në protesta, i thashë jo dhe le të dilnin. Së dyti, më ofruan 6 deputetë të vetët dhe s'pranova. Por LSI ka vlerë në ato 4 mandate. Nëse ka një moment, unë nuk e lidh, sepse LSI do të bënte koalicion me PD se e perceptonte PS. Marrëdhëniet me LSI do të jenë të qëndrueshme. LSI-ja e kishte me marrëveshje komisionarin e KQZ-së, ishte pa asnjë lloj diskutimi forca e tretë politike që meritonte komisionarin.

Si do të shkonte nëse LSI-ja nuk do të pranonte?

Nëse thoshte jo, atëherë PS me një këmbë do të thoshte po. Ata të gjithë inatin e kanë që s'ishin ato në koalicion dhe erdhi LSI-ja. Ata s'mund të kushtëzonin për kryeministër, s'e kam fituar.

A keni bërë tratativa për deputetë të trafikuar nga PS-ja?

Jo, e kam deklaruar që ditën e parë që do të bëj koalicion. Unë qeverisjen do ta bëja në mënyrë transparente siç e bëra me një forcë politike që mori 87 mijë vota.

KOMENTE