English

Imeraj: Ristani i dënuar dikur me burg, sot gardian i burgut ku Berisha kërkon të kyçë të vërtetën

Tiranë, 10 korrik NOA - "Partia Socialiste dënon KQZ-në dhe paralajmëron braktisjen e tij, nëse Arben Ristani përsërit sjelljen dhe gjuhën e sotme" kështu u shpreh zëdhënësja e PS-së Armela Imeraj, gjatë një deklaratë për shtyp.

"Të gjithë ata që kanë ndjekur sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve , kanë mundur të shohin dhe dëgjojnë sjelljen dhe gjuhën rrugaçërore të kryetarit të KQZ Arben Ristani në adresë të Partisë Socialiste.

Ky zotëri i dënuar dikur me burg për marrje ryshfeti dhe sot i kthyer në gardian të burgut ku Sali Berisha kërkon të kyçë të vërtetën e 28 qershorit, është fytyra e këtyre zgjedhjeve të damkosura me turpin e mungesës së plotë të standardeve" deklaroi më tej Imeraj.

Sipas saj, Partia Socialiste e dënon publikisht këtë KQZ të kthyer në një vegël qorre të pushtetit të Sali Berishës dhe paralajmëron braktisjen e tij, në rast se Ristani do ta përsërisë këtë turp të pashembullt që bëri sot.

"Ky është një rast tjetër për t'i thënë Ilir Metës, të të vijë turp që me votat e atyre që e rrëzuan Sali Berishën në 28 qershor, u bëre paterica e tij. Dhe garant i horrllëkut të një pushteti që sot s'do ishte më po të mos qe tradhtia jote ndaj atyre që të besuan symbyllur kur të dhanë votën për të larguar Sali Berishën" përfundoi Imeraj.

k.k/NOA

KOMENTE