Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD, Mëhilli: Rama të mos trillojë por të pranoj humbjen
English

PD, Mëhilli: Rama të mos trillojë por të pranoj humbjen

Tiranë, 10 korrik NOA - Vetëm pak orë pas deklaratës së kreut të PS-së, Edi Rama, i cili këmbënguli në mandatin e 9 në Fier duke vënë si kusht mosnjohjen e zgjedhjeve, ka reaguar Partia Demokratike me anë të zëdhënëses së saj.

"Edi Rama vetë dhe me zëdhënësit e tij në vend që të pranojnë humbjen kalon nga trillimi në trillim nga kërcënimi në kërcënim.

Partia  Demokratike i kërkon Rama të heq dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor, të pranojë humbjen dhe verdiktin e qytetarëve shqiptarë" deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.

"Koha është e shqiptarëve e atyre që votuan për projektin e Shqipërisë Evropiane, më të madhin projekt në historinë e këtij vendi dhe e atyre që për arsye të ndryshme nuk votuan kartën e zotit Rama" deklaroi Mëhilli duke replikuar pas fjalës së Ramës i cili tha se koha është e maskarenjve ndërsa Shqipëria e shqiptarëve. .

"Nga zgjedhjet nuk ka të humbur ndërsa përpjekja për të shkelmuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë është thjesht përpjekje maskarenjsh' përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

Â

KOMENTE