English

Zhvillohet Kampionati i II-të Kombëtar i minifutbollit për personat e verbër

Tiranë, 10 korrik NOA - Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë (SHVSH) me mbështetjen e Kompanisë Celulare AMC dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, organizoi këto ditë, Kampionatin e II-të Kombëtar të Minifutbollit për personat e verbër.

Ky aktivitet u zhvillua në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit, me pjesëmarrjen e gjashtë ekipeve të minifutbollit me lojtarë të verbër.

Ekipet pjesëmarrëse ishin nga qyteti i Tiranës, Tepelenës, Shkodrës, Lezhës, Vlorës dhe Elbasanit.

Aktiviteti u organizua nën përkujdesjen e veçantë të AMC dhe stafit të saj. Për kompaninë, sporti shihet si mundësi për gjithëpërfshirje dhe integrimin në shoqëri të personave të verbër.

Ekipi fitues i këtij viti u shpall ai i qytetit të Lezhës pasi mundi me penallti ekipin e Tiranës në ndeshjen finale.Â

Ky aktivitet i mbështetur nga AMC, synoi të ofrojë mundësi reale për personat e verbër për tu angazhuar në aktivitete sportive, duke nxitur gjithëpërfshirjen dhe integrimin e tyre në shoqëri në nivel kombëtar.Â

Kampionati ndihmoi në forcimin e kapaciteteve të ekipeve lokale të krijuara, duke sjellë rritjen e numrit të frekuentuesve të verbër të këtij sporti, nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe trajnimit disa javor të tyre nga profesionistë të përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit.Â

AMC, ashtu si në shumë projekte të tjera në ndihmë të personave të verbër në Shqipëri, shprehu që në fillim gatishmërinë e saj për të mbështetur këtë kampionat, që është mirëpritur shumë nga përfituesit, të cilët e kanë frekuentuar atë me të njëjtin entuziazëm si në kompeticionin e vitit të kaluar, i cili theu çdo paragjykim dhe barrierë për kapacitetet dhe pjesëmarrjen e personave të verbër në aktivitetet sportive.

a.k/NOA

KOMENTE