Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident rrugor në Librazhd, plagosen rëndë 2 motra
English

Aksident rrugor në Librazhd, plagosen rëndë 2 motra

Librazhd, 11 korrik NOA-Dy motra kanë mbetur të plagosura rëndë si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Librazhd paraditen e së shtunës. Ngjarja e rëndë ndodhi për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi.

Burime të policisë lokale bënë të ditur se "një mjet me targa greke NEM 2769, ka parakaluar në mënyrë të gabuar një autobus të linjës Tiranë- Korçë, me targa TR 1342P, duke u përplasur me një mjet tjetër me targa italiane AD 220 R".

Sipas burimeve, ka qenë manovrimi i shpejtë i drejtuesit të autobuzit që ka bërë të mundur shmangien e një tragjedie në këtë aks rrugor.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve me targa greke dhe italiane kanë mbetur të dëmtuara rëndë dy motrat Valmira dhe Valbona Rama, përkatësisht 35 dhe 30 vjeç.

Pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e rrethit të Librazhdit, dy motrat janë dërguar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për një mjekim më të specializuar.

Mendohet që shkak i aksidentit të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit me targa greke.

m.i/NOA

KOMENTE