English

Arrestohen dy persona, vidhnin me thyerje kasetofonët e makinave e më pas i shisnin

Gjirokastër, 11 korrik, NOA -Forcat e policisë së Gjirokastrës në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për autorët e mundshëm të disa vjedhjeve të kastofonëve të makinave të ndodhura ditët e fundit në qytetin jugor, kanë zhvilluar një operacion me rezultat kapjen e tyre.

Ata janë Dhimitraq Dhespo dhe Relian Guga, lindur dhe banues në Gjirokastër.

Kapja dhe ndalimi i tyre është bërë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë kryer një sërë vjedhjesh dhe konkretisht kasetofonin në automjetin tip Benz me targa Gjirokastra, në pronësi të shtetasit Y.T, dhe e kanë shitur kundrejt shumës 3.000 lekë të reja. Por edhe atë të mjetit tip Benz me targa Gjirokastra, në pronësi të A.B dhe e kanë shitur kundrejt shumës 8.000 lekë të reja etj.

Nga kontrolli i bërë në dyqanin e shtetasit Relian Guga u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre kasetofonë të vjedhur, ndërsa katër kasetofonë të tjerë iu sekuestruan personave që i kishin blerë.

Nga ana e policisë në bashkëpunim me prokurorinë po punohet për dokumentin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre personave si dhe dokumentimin e tre vjedhjeve të tjera.

n.e/NOA

Â

KOMENTE