Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fituam , sepse Humbëm!
English

"Fituam", sepse Humbëm!

Edhe Bullgaria, e cila ka qenë "Lindje", si ne, me gjithë se ka 10 milionë zgjedhës, për dy ditë nxori rezultatin e zgjedhjeve, humbësi i dha dorën e fitores fituesit, dhe vazhdon normalisht puna për reformat dhe integrimin e plotë në BE, anëtare e së cilës është

Nga Idajet Beqiri

Avokat, ish-kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar

Jemi një vend interesant, me njerëz vërtetë interesant, që gjithçkaje në këtë jetë u japim ngjyrime interesante. Normalitetin nuk e kemi njohur dhe nuk duam ende ta njohim. Anormaliteti, kontraversiteti janë pjesa përbërëse e jetës sonë.

Për fatin e keq, klasa politike e këtyre 20 vjetëve në demokraci, këtë anormalitet dhe këtë kontraversitet e kanë kthyer në artë drejtimi, në mënyrë jetese, në mjet sundimi dhe nënshtrimi për popullin dhe mendjet e tyre.

Zgjedhjet e 28 qershorit 2009 përfunduan. Në se do t'i ngjanim sadopak, ose do mësonim sadopak nga një vend perëndimor, me demokraci vërtetë të zhvilluar, si Franca, Gjermania, Suedia, Belgjika etj, zhurma e zgjedhjeve për vendin do të ndihej, e shumta deri ditën e tretë pas zhvillimit të tyre.

29 qershori, dhe e shumta 30 qershori do të ishin dita e mësimit prej popullit të rezultatit të zgjedhjeve dhe deklarimi i fituesit dhe humbësit, ndërsa në datën 1 korrik do të riniste puna për ndërtimin e vendit, për zhvillimin dhe përparimin e bizneseve, për përmbushjen e detyrimeve të gjithsecilit për të siguruar të ardhura ekonomike dhe financiare për të mbajtur familjet dhe përballuar nevojat e saj jetësore.

Edhe Bullgaria, e cila ka qenë "Lindje", si ne, me gjithë se ka 10 milionë zgjedhës, për dy ditë nxori rezultatin e zgjedhjeve, humbësi i dha dorën e fitores fituesit, dhe vazhdon normalisht puna për reformat dhe integrimin e plotë në BE, anëtare e së cilës është.

Ndërsa këtu, tek ne, humbësi i zgjedhjeve ka plotë dy javë që përpiqet t'i mbushi mendjen vetvetes dhe elektoratit të vet, se "fituan" për shkak se i humbën zgjedhjet e 28 qershorit! Dhe në vend që të shikojnë të vërtetën në sy, në vend që të bëjnë analiza të përgjegjshme, të thella dhe profesionale, duke nxjerrë edhe përgjegjësit konkrete të secilës strukturë partie dhe gjithë piramidës drejtuese të tyre, ndiqet politika tradicionaliste e "mprehjes së brirëve të dashit", dhe nxiten padrejtësisht njerëzit të djegin duart duke u bërë "mashë" për të nxjerrë nga zjarri gështenjat që do hanë politikanët!

Lidershipi i PS, me Edi Ramën në krye, nën mendësinë "ose të gjitha unë, ose në djall e majta", i humbi zgjedhjet. Pak rëndësi ka deputeti i 9-të i Fierit. Ky deputeti i 9-të i Fierit e çon në 71 numrin e mandateve të PS-së? Jo! Pra PS-ja nuk i ka fituar zgjedhjet. Â

Thuhet se po i vjedh votat e PS-së Berisha dhe KQZ-ja, në shumicë partiakë të tij, tani që po numërohen?! Por PS-ja nuk është një qenie e vdekur. Ajo luftoi që në 28 qershor të merrte pushtetin.

Nëse PS-ja dhe lideri i saj nuk është në gjendje të mbrojë votën e elektoratit të saj, në se nuk janë të aftë të njohë mirë institucionet dhe rrugët ligjore që të çojnë në mbrojtjen e votës së lirë, nuk e meriton pushtetin.

Ndaj nuk kanë të drejtë të ngacmojë pjesën e kokave të nxehta edhe në dimër të shqiptarëve, aq më shumë në këtë vapë të madhe korriku. Nuk kanë të drejtë të nxjerrin në rrugë kërrkënd, për të mbuluar gabimet, e madje fajet e tyre të mëdha,

duke filluar nga "kompromiset" e paprincipta që bënë me Berishën për ndryshimet në Kushtetutë, në Kodin Zgjedhor, e deri në marrëveshjen e heshtur mes PS-PD për t'u bërë "lubi" në përvetësimin e votave të partive të vogla, gjithsecila të "krahut" të vet.

Nuk kanë të drejtë të bëjnë rolin e "viktimës" në sy të popullit të majtë, me qëllimin e vetëm që të mbulojnë humbjen personale të tyre për mungesë vizioni, por edhe për mangësi në karakter, sepse në prag-zgjedhje nxitën përçarjen e së majtës, "fshinë" me një të rënë të lapsit të gjitha ato parti të majta dhe ato figura të së majtës, që kanë ditur dhe dinë të "fryjnë" thesin e së majtës me vota, vetëm dhe pse nuk i pëlqen t'i ketë "ferra nëpërkëmb" Kryetari Rama!

Dhe lihen këta jashtë listave të PS-së për deputet, e vendosen disa djemuri e çupëlina, të cilat as nuk kanë ditur dhe as nuk dinë ç'është dhe ku është e majta, kush e ka mbajtur dhe e mbanë atë, kush e forcon dhe si e kush e risjellë në pushtet atë, ku është populli i majtë, çfarë halle kanë, çfarë kërkojnë dhe si motivohen ata për të ndjekur nga pas e për të shumuar forcën e tyre.

Ne "fituam" në 28 qershor, - thonë eksponentët e PS-së. Dhe i mbushin mendjen me servilizëm Edi Ramës të mos jap dorëheqjen, dhe kështu nuk i hapet rruga analizave serioze brenda së majtës, e madje ribashkimit të së majtës. Â

"Fitore" ata konsiderojnë disa vota më shumë që janë marë në krahasim me vitin 2005! Por harrojnë se në krahasim me vitin 2005 është rritur edhe elektorati. Sepse në 4 vjet janë futur në procesin zgjedhor si zgjedhës 18, 19, 20 dhe 21 vjeçarët që nuk votuan në vitin 2005.

Pastaj, mund të jesh i pari në mbjelljen e grurit, mund të jesh i pari në prashitjen dhe ujitjen e tij, mund të jesh i pari në korrje-shirjen e tij, por rëndësi ka sa grurë fut në hambar! Thesi i Edi Ramës, me gjithë se kishte përball një qeveri të skandaleve, me gjithë se kishte përballë një lider të së djathtës, që vet e djathta nuk e donte ta kishte nëpërkëmb qoftë edhe një ditë të vetme, jo më edhe 4 vjet të tjera, nuk arriti të merrte shumicën.

Më në fund, të bësh fajtor për humbjen Ilir Metën dhe LSI, është më shumë se e pandershme dhe aspak objektive. Ti, Edi Rama, dhe pasusit e tu në qarqet e Shqipërisë, qoftë me spote televizive, qoftë me thirrje direkte në mitingje e kudo, i thatë elektoratit të majtë: "Po votuat LSI dhe PSV 91, votoni për Sali Berishën".

Në këto kushte nuk keni asnjë të drejtë morale të thoni se Aleanca Për Integrim mori 84 mijë vota të PS dhe i çojë te Berisha! Këto 84 mijë vota, dhe po kaq të tjera që i bënë padrejtësisht vota të PS-së, me anë të vjedhjes së hapur, "numërorët e topit"

të PS në Komisionet e numërimit, nuk janë tuajat. Ato janë të bashkimit. Por juve ju interesoi dhe ju intereson përçarja. Ndaj është koha e reflektimit dhe e analizave gjakftohte brenda në PS, posaçërisht në lidershipin e saj tashmë të çoroditur. Mos e terrorizoni më tej popullin e majtë me thirrje "ultrarevolucionare", por mësoni veten dhe popullin e majtë të respektojnë institucionet. Mos i besoni më tej politikës së "rreshtit të bindur dhe gojës së mbyllur". Dhe antifashistët veteranë të luftës dhe fëmijët e tyre, nën ndikimin dhe trysnin e kësaj politike, votojnë si pa gjë të keqe, pa memorie historike fashistë dhe pjellë të fashistëve!

Dilni si burra të përgjegjshëm shteti, si politikan të aftë e të ndershëm me njerëzit që u kanë besuar fatet e tyre, pranoni humbjen e zgjedhjeve, dhe u jepni shpresë dhe besim atyre se do të nxirrni mirë përgjegjësit, do të korrigjoni gabimet, do të bëni pa paragjykime meskine bashkimin e së majtës, do të ndërtoni strategji dhe taktika veprimi të atilla, sa shumë shpejtë të sillni në pushtet të majtën progresiste, të moderuar dhe gjithëpërfshirëse, për të bërë shumë mirë, ato që bëtë keq ju në vitet 2001-2005, dhe ato që bëri keq Berisha në vitet 2005-2009!

KOMENTE