Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkohej për krime lufte, arrestohet në Itali ish ushtari i UÇK-së
English

Kërkohej për krime lufte, arrestohet në Itali ish ushtari i UÇK-së

Romë, 11 korrik NOA-Policia italiane njoftoi sot se ka arrestuar një ish-ushtar të UÇK-së të kërkuar për krime lufte në Serbi.

Muharrem Gashi, shqiptar nga Kosova, sipas policisë italiane u arrestua mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të Serbisë ku është artikuluar akuza për krime lufte të kryera në vitin 1999.

Shqiptari nga Kosova mësohet se punonte privatisht në Rimini ku është ndaluar nga policia. Pas arrestimit ish-ushtari i UÇK-së pritet të dalë para një gjykate në Itali e cila do të vendosë mbi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij.

Mediat serbe kanë lëshuar akuza ndaj Muharrem Gashit për vrasjen e një shtetasi serb në vitin 1999 dhe plagosjen e anëtarëve të tjerë të familjes së viktimës.

Ndërkaq shumë nga fletë-arrestet e Serbisë për krime lufte janë hedhur poshtë ndërkombëtarisht siç ishte rasti i ish-kryeministrit të Kosovës Agim Çeku, i cili u la i lirë pas katër ditë arresti në Bullgari.

m.i/NOA

KOMENTE