Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Automjeti përfundon në kanal, plagosen rëndë katër persona
English

Automjeti përfundon në kanal, plagosen rëndë katër persona

Berat, 13 korrik NOA - Katër persona të plagosur është bilanci i një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ura Vajgurore-Poshnje në Berat.

Aksident automobilistik ndodhi sot kur një automjet tip-Benz me targa BR 0457 B që drejtohej nga Bujar Xhaxhaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me thellësi rreth 5 metra. Kalimtarët e rastit njoftuan menjëherë forcat e policisë të cilat mbërritën në vendin e ngjarjes.

Policia ka mundur të nxjerrë personat e bllokuar në automjet duke i transportuar ata me urgjencë në spitalin e Beratit.

Burime nga policia thanë se në automjet ndodheshin katër persona të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Sipas mjekëve drejtuesi i mjetit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa pasagjerët e kanë kaluar rrezikun.

k.k/NOA

KOMENTE