Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dyshohet se ishte shkaktari i vetëhedhjes së bashkëshortes së tij në pus, arrestohet
English

Dyshohet se ishte shkaktari i vetëhedhjes së bashkëshortes së tij në pus, arrestohet

Tiranë, 13 korrik NOA - Më shumë se dy vjet pasi bashkëshortja e tij u vetëhodh në pusin e shtëpisë ku gjeti vdekjen, prokuroria ka fajësuar atë si përgjegjës për veprimin fatal të 28-vjeçare.

Petrit Goga, 31-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë është arrestuar dje nga zyra e hetimit të vrasjeve në policinë e kryeqytetit pasi akuzohet për veprën penale të "shkaktimit të vetëvrasjes".

"Arrestimi i tij u bë sepse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimit penal, pasi me vendim të datës 09 Korrik 2009, lëshuar nga Gjykata e Shkallës Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", duke e akuzuar për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes" thuhej në deklaratën e lëshuar nga Policia e Tiranës.

Ngjarja për të cilën akuzohet Petrit Goga ka ndodhur më datë 4 maj të vitit 2007 në Ndroq të Tiranës, kur 28-vjeçarja Mimoza Goga u hodh në pusin pranë shtëpisë.

Kanë qenë dy fëmijët e 28-vjeçares të cilët dhanë alarmin.

Menjëherë bashkëshorti i saj dhe të afërmit e tij e nxorën nga pusi atë dhe e transportuan drejt spitalit.

Por nëna e dy fëmijëve të mitur ndërroi jetë ende pa mbërritur në duart e mjekëve.

Nga hetimet e prokurorisë dhe policisë rezultoi se Goga ishte vetëhedhur në pusin e shtëpisë pasi dyshohet se keqtrajtohej nga bashkëshorti dhe njerëzit e ti.

k.k/NOA

KOMENTE