Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDK: Në këto zgjedhje ai që humbi me të vërtetë është qytetari shqiptar
English

PDK: Në këto zgjedhje ai që humbi me të vërtetë është qytetari shqiptar

Tiranë, 13 korrik NOA - Partia Demokristiane, ka lëshuar një deklaratë sot me anë të së cilës kërkon nga Komision Qendror i Zgjedhjeve të tregojë paanshmëri dhe profesionalizëm.

"Duke vlerësuar situatën e krijuar gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, edhe pse procesi i administrimit të votës ende nuk ka përfunduar, gjykon se këto zgjedhje nuk i përmbushën standardet demokratike dhe rezultati i tyre përfundimtar nuk shpreh vullnetin e lirë e qytetarëve shqiptarë.

Kodi Zgjedhor, i miratuar, në konsensus dhe pa transparence nga dy partitë e mëdha, ashtu siç kishim paralajmëruar, deformoi vullnetin e zgjedhësve, përjashtoi nga përfaqësimi politik, faktorë të rëndësishëm të jetës politike të vendit, kufizoi pluralizmin dhe liritë politike të qytetarëve dhe nuk garantoi një qeverisje të sigurt dhe të shëndetshme për katër vitet e ardhshme" thuhej në deklaratën e PDK-së.

Sipas kësaj partie, bashkimi i dy kundërshtarëve të vjetër të politikës për të qeverisur vendin nuk do të funksionojë, sepse kemi të bëjmë me dy bindje dhe dy programe të kundërta politike, çka do të prodhojë krizë të pashmangshme politike dhe qeverisëse, duke krijuar kosto të rëndë për vendin.

"Partia Demokristiane, si forcë politike e qendrës së djathtë, si parti e vlerave kristiane dhe evropiane, gjykon se në këto zgjedhje ai që humbi me të vërtetë është qytetari shqiptar, qytetari që beson te vlerat e të djathtës moderne, qytetari që beson të liritë dhe të drejtat e njeriut, që beson të barazia dhe drejtësia, te familja dhe prona, te institucionet dhe ligji.

Partia Demokristiane hyri në këto zgjedhje, pasi ishte sulmuar egërsisht me të gjitha format dhe mënyrat që të jep një pushtet i pakontrolluar, siç ishte rasti i PD" thuhej më tej në deklaratë.

Ndërkohë që PDK i bën thirrje KQZ që të respektojë ligjin në fuqi dhe të shqyrtojë me paanshmëri politike të gjitha ankimimet e depozituara pranë tij nga forcat politike të dëmtuara nga parregullsitë e procesit.

k.k/NOA

Â

KOMENTE