Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Po pakësohen të ardhurat nga turizmi, shenjat e para në Kroaci shënojnë 7 % ulje
English

Po pakësohen të ardhurat nga turizmi, shenjat e para në Kroaci shënojnë 7 % ulje

Zagreb, 13 korrik, NOA - Kriza ekonomike që ka mbërthuer botën ka nisur të japë shenjat e para në sektorin e turizmit dhe ato që po e vuajnë më shumë këtë janë vendet turistike.

Kroacia, si një prej tyre në rajonin tonë, ka shënuar për muajt e parë të këtij viti një rënie prej shtatë për qind të këtij biznesi në gjashtë muajt e parë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave të Bordit Kombëtar të Turizmit dhe Ministrisë së Turizmit, në gjashtë muajt e parë të vitit 2,76 milionë turistë pushuan në bregdetin kroat të Adriatikut, duke shënuar një shifër më të ulët se për çdo vit tjetër.

Vetëm për muajin qershor, thuhet se turistët e huaj ishin në numrin 1,2 milionë të mbërritur ose gjashtë për qind më pak se vitin e kaluar.

n.e/NOA

Â

KOMENTE