Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëzimi në KQZ i ankesës për Beratin, PS e cilëson shkelje ligjore
English

Rrëzimi në KQZ i ankesës për Beratin, PS e cilëson shkelje ligjore

Tiranë, 13 korrik NOA-Partia Socialiste e cilëson shkelje të rëndë të parimeve të demokracisë, vendimin e KQZ për të rrëzuar ankimimin e PS dhe G99 për rezultatin e zgjedhjeve në 28 qershor në qarkun e Beratit.

Në deklaratën për mediat të zëdhënëses së PS, Armela Imeraj, theksohet se vendimi i shumicës së KQZ për të mos lejuar transparencën mbi procesin zgjedhor të Beratit, përbën një shprehje kuptimplotë jo vetëm të frikës që ka Sali Berisha nga zbardhja e krimit elektoral të 28 qershorit, po edhe të gjendjes kritike të demokracisë sonë pas 28 qershorit.

"Ligji na e jep qartë dhe fare shkoqur të drejtën për të kërkuar transparencë të plotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe as katër ushtarë të verbër të Sali Berishës në KQZ, as përfaqësuesit ligjor të tij që vijimësisht kanë kërcënuar në sy të gjithë publikut zonjën Dëshira Subashi, as vetë Sali Berisha nuk mund të na e mohojnë këtë të drejtë me dhunë", thuhet në deklaratë.

Duke vazhduar më tej në deklaratë, me vendimin e KQZ për Beratin, PS e cilëson jo legjitim parlamentin e ri të Shqipërisë në NATO dhe në dyert e Bashkimit Europian, nëse nuk zbatohet Ligji Zgjedhor.

"Partia Socialiste nuk mund të zmbrapset në detyrimin e saj për të mbrojtur liri e të drejta shqiptarësh që as na i ka dhënë e as na i merr dot Sali Berisha", përfundon deklarata e selisë rozë .

KOMENTE