Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarm në SHBA, shkurtim super-rrogave të menaxherëve
English

Alarm në SHBA, shkurtim super-rrogave të menaxherëve

Uashington, 14 Korrik NOA/DW - Rrogat e menaxherëve amerikanë deri tani, pa kufi maksimal, do të përballen tani e tutje, me rregulla të reja.

Sepse rreth 11 milionë dollarë është rroga mesatare e një menaxheri në SHBA. Ose e thënë ndryshe, për punën e tij, ai fiton 364 herë më shumë se një punonjës i zakonshëm, që punon me rrogë të plotë.

Por kjo tani do të ndryshojë. Qeveria Obama ka bërë para pak kohësh një propozim për një ligj të ri. Aksionerët do të lejohen që të vendosin në të ardhmen veton në përcaktimin e rrogave dhe pagesave të shpërblimeve për menaxherët.

 "Për të ardhur turp", e quajti Barak Obama sjelljen e menaxherëve, në kuadër të krizës financiare.

Por vetëm pak muaj më vonë flitet se punonjësit e kompanisë Goldman- Sachs i presin këto ditë shpërblime rekord.

Ose rasti i John Hammergren-it, shefit të koncernit farmaceutik McKesson. Rroga e tij këtë vit u rrit me 11 për qind në 29,7 milionë dollarë amerikanë- kjo në një kohë kur vlera e aksioneve ra me 33 për qind.

Një i ri njujorkez, tha: "Këta djem duan t'i socializojnë humbjet dhe t'i privatizojnë fitimet. Kur fitojnë mirë para, duan t'i mbajnë ato, por kur humbasin para, atëherë duhet të jetë taksapaguesit që t'i nxjerrin nga situata. Mendoj se janë egoistë dhe të kufizuar në vështrimin e tyre".

Edhe qeveria e pranoi problemin dhe bëri premtime të mëdha. Menaxherët e SHBA i kërcënon një listë me shkurtime radikale: politikanët kërkojnë shkurtime strikte të rrogave dhe të shpërblimeve për menaxherët.

Ata bëjnë fjalë për kushtëzime atraktive, të cilat bëjnë si bazë për shpërblimet suksesin afatgjatë të sipërmarrjeve.

U bë fjalë madje edhe për kthim parash të paguara. Tani propozimi është te ministri i financave, Timothy Geithner, - dhe ai është i vakët. I vetmi element i ri është që aksionerët mund të votojnë për rrogat e topmenaxherëve.

Për ekspertin Don Lindner të shoqatës jofitimprurëse ËorldatËork ky është një hap në drejtim të gabuar: "Ky ligj është i tepërt dhe ndoshta i gjithi kundërproduktiv. Shkaku është i thjeshtë: ka rreth 19 mijë sipërmarrje publike në SHBA dhe pjesa më e madhe i rregullon në mënyrë shumë të arsyeshme pagat e menaxherëve. Kështu që ky ligj nuk ka thuajse fare rëndësi dhe vetëm sa do t'i rëndojë me punë shtesë sipërmarrjet. Dhe kjo do të kushtojë shumë para".

Veç kësaj, vendimi i aksionerëve nuk do të jetë detyrues. Pra pak gjëra konkrete - kjo në një kohë kur pasojat sociale të krizës financiare, janë më se të dukshme.

Që prej shpërthimit të recesionit, në SHBA janë eliminuar 6 milionë vende pune - numri më i madh ky, që prej viteve ‘30 të shekullit të 20-të.

Â

Â

Â

KOMENTE