English

I gjejnë 72 gram kokainë, pranga 32 vjeçarit në Tiranë

Tiranë, 14 korrik NOA-Specialistët e Luftës Kundër Narkotikëve arrestuan dje në flagrancë gjatë një kontrolli fizik, shtetasin Alban Xhemal Uba, 32 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.

Sipas komunikatës së policisë, gjatë një kontrolli fizik të policisë, personit iu gjet me vete një pako e mbështjellë me natriban me ngjyrë kafe, ku brenda saj, kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë 72.1 gram.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda e dyshuar, një shumë prej 3100 lekë, një telefon celular dhe 2 karta telefoni AMC dhe Eagle. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

m.i/NOA
KOMENTE