English

Ish të përndjekurit, nis shqyrtimi i kërkesave për dëmshpërblim

Â

Tiranë, 14 korrik NOA-Rreth 20 mijë ish të përndjekur politikë kanë dorëzuar deri në datën 1 korrik kërkesat në ministrinë e Drejtësisë për dëmshpërblim financiar. Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për mediat bën të ditur se pas kësaj date nuk do të pranohet asnjë kërkesë për ata që kanë vuajtur dënime penale të padrejta. Gjatë muajit korrik, Drejtësia ka nisur rakordimet me Postën Shqiptare përmes së cilës kanë ardhur kërkesat e ish të përndjekurve.

Në bazë të ligjit për "Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist", Ministria e Drejtësisë kryen shqyrtimin e çdo kërkese, të përcjellë nga të ish-të dënuarit politikë, nëpërmjet Postës Shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ligji parashikon që në përfundim të këtij rakordimi Ministri i Drejtësisë do të raportojë pranë Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit numrin e kërkesave totale të paraqitura për dëmshpërblim, sipas këtij ligji dhe diferencat, kur ka të tilla.

m.i/NOA

Â

KOMENTE