Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompania Vodafone prezanton dy oferta verore për klientët me paraqesë
English

Kompania Vodafone prezanton dy oferta verore për klientët me paraqesë

Tiranë, 16 Korrik NOA - Kompania e telefonisë celulare Vodafone Albania, prezantoi sot për mediat, dy oferta verore për abonentët me parapagim, Happy Weekend dhe Club Non Stop.

Sipas informacionit të publikuar, hidhet në treg një tjetër skemë zbritjeje që do t'i bëjë fundjavat e tyre edhe më të gëzuara.

"Kjo skeme e re tërheqëse, e prezantuar për herë të parë në tregun shqiptar nga kompania Vodafone Albania, i jep mundësi klientëve të dyfishojnë sasinë totale të kreditit që ata shpenzojnë gjatë javës (E Hënë 00:01 - E Premte 23-59) dhe të kenë mundësi të kryejnë thirrje falas gjatë fundjavës", - njoftoi kompania.

Ajo vlerëson se në këtë mënyrë, i përgjigjet nevojës për komunikim të vazhdueshëm me miqtë dhe të afërmit, sidomos tani që vera ka arritur kulmin e saj.

Me ofertën e re, e cila ka nisur prej datës 15 Qershor dhe që do të vazhdojë deri në datën 26 Korrik, përdoruesit do të kenë mundësi të flasin me të dashurit e tyre për një kohe edhe me te gjate.

"Pavarësisht nëse jeni ende në punë apo me pushime, ju mund t'i ndani emocionet dhe kënaqësitë e pushimeve tuaja me një skemë e cila i shton minutat e komunikimit. Sa më shumë të flisni gjatë javës aq më gjatë do të mund të flisni gjatë fundjavës", - thekson kompania.

Ajo sqaron se kjo mund të arrihet si me mesazhe SMS ashtu edhe MMS, prandaj mos hezitoni të bëheni pjese e kësaj skeme duke dërguar një SMS bosh në numrin 15 116.

Ndërkohë duke filluar nga data 1 Korrik të gjithë anëtarët e Vodafone Club kanë filluar të flasin non-stop me pjesëtarët e grupit, si dhe 30 minuta me numra të tjerë kombëtarë. Përmes paketës "Vodafone Club Non Stop", duke paguar 700 lekë (me TVSH) ata përfitojnë 1 000 minuta për telefonata drejt anëtarëve të tjerë të Vodafone Club si dhe 30 minuta për telefonata drejt çdo numri tjetër kombëtar.

Kompania detajoi se "për të gjithë ju qe jeni aktivizuar deri tani duhet të telefonini në numrin 15 112".

Minutat e paketës do të jenë të vlefshme për 15 ditë që nga momenti i aktivizimit, ndërsa klientët mund të përdorin deri në dy paketa të tilla në muaj.

Minutat nuk janë të vlefshme për telefonatat Roaming, ndërkohë që kjo ofertë është e vlefshme deri në 31 Korrik 2009.

a.k/NOA

KOMENTE