Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mblidhet Këshilli Kombëtar i UISH: Infermierët duhet të mbështeten
English

Mblidhet Këshilli Kombëtar i UISH: Infermierët duhet të mbështeten

Tiranë, 16 korrik, NOA - Këshilli Kombëtar i Urdhërit të Infermierit të Shqipërisë është mbledhur në një takim të posaçëm ku ka marrë në shqyrtim punën e sektorit të infermierisë në rang vendi, me praninë e krerëve të degëve të këtij institucioni në qarqet kryesore të Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi, ata kanë prezantuar para drejtuesve të UISH-së problematikat që shqetësojnë infermierët në rang vendi, me të cilat ata përballen përditë realisht gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, duke kërkuar që t'u jepet zgjidhje sa më parë prej instancave shtetërore përkatëse.

Mbrojtja e infermierëve me mjetet e nevojshme nga sëmundjet transmetuese ka qenë një nga kërkesat kryesore që kanë paraqitur në këtë mbledhje përfaqësues të infermierëve nga qarqet kryesore si Berati, Vlora, Shkodra etj.

Ata kanë ngritur zërin për mungesën e mbrojtjes së tyre gjatë procesit të punës përmes mjeteve të posaçme, si doreza, maska etj, të cilat do t'i mbronin nga sëmundjet e ndryshme, një pjesë e të cilave janë të transmetueshme.

Parë kjo edhe në kuadrin e alarmit për afrimin e rrezikut të prekjes së vendit tonë nga virusi H1N1, për përfaqësuesit e UISH-së në rrethe, e bën edhe më akute domosdoshmërinë e zgjidhjes së tij, pra të mbrojtjes me çdo kusht të stafit infermieror nga rreziqet me të cilat mbarten gjatë procesit të punës së tyre të përditshme.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Urdhërit të Infermierit të Shqipërisë në qarqet kryesore të vendit kanë paraqitur rezervat e tyre për trajtimin që i bëhet infermierisë si e tillë, duke mos marrë vlerësimin që i takon nga instancat shtetërore. Kur ajo duhet ngritur në nivelet që i takojnë, ashtu siç ka arritur të bëhet edhe në vendet e tjera evropiane.

Ajo çka e shqetëson sot institucionin e Urdhërit të Infermierit të Shqipërisë është fakti se falë një mentaliteti të trashëguar, problemet e tyre përballen me një indiferencë, e cila vihet re edhe në nivelet e larta të administratës shtetërore.

Kjo indiferencë zyrtare sipas presidentëve të degëve në qarqe, i shtohet edhe problematikave reale që paraqet sektori i infermierisë në vendin tonë, si ajo e përfaqësimit të mangët të tyre në në instancat e larta të shërbimit shëndetësor, mungesa e standardizimit të veshjes së tyre apo ajo e problematikë së nivelit profesional të infermierëve, për të cilat UISH nga ana e tij është duke punuar intensivisht prej një viti për gjetjen e rrugëve të zgjidhjes optimale të tyre. Në këtë kuadër, Këshilli Kombëtar ka përfituar nga rasti të përmendë edhe aktivitetet e shumta që janë zhvilluar deri tani nga Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë, të cilat kulmuan në 12 maj me Konferencën Kombëtare të Infermierisë, ku i pranishëm ka qenë edhe vetë kryeministri Berisha.

Ndërkaq, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Infermierit është diskutuar edhe mbi çështjen e mungesave të interesit për trajnime dhe kualifikime ndaj infermierëve.

"Mjafton të përmendim një fakt përshembull, atë të mungesës së bibliotekave, me literatura të posaçme për infermierët, të cilat do ndihmonin në pajisjen me më shumë njohuri për ta", ka theksuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të UISH-së, presidenti i këtij Urdhëri, Sabri Skënderi. Ai ka vënë në dukje se kur një shërbim një e tillë mungon në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës "Nënë Tereza", as mund të pretendohet që gjendja të jetë më e mirë nëpër rrethe.

Sipas Skënderit, është fakt se niveli i infermierëve lë për të dëshiruar dhe kjo për shkak të mungesës së mbështetjes që u jepet atyre për të përmirësuar formimin e tyre profesional të vazhdueshëm. "Shteti nuk ka planifikuar asnjë fond për kualifikimin e punonjësve të infermierisë", pohon më tej ai, duke vënë në dukje edhe faktin tjetër se për vetë ekzistencën e Urdhrit të Infermierisë fondi i caktuar nga qeveria së fundmi ka qenë shumë i pakët, e kështu, ai nuk mund të realizojë dot shumë nga prioritetet për të cilat është ngritur si institucion.

n.e/NOA

KOMENTE