Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parizienët duhet të qeshin më shumë
English

Parizienët duhet të qeshin më shumë

Ballafaquar me rënie të numrit të vizitorëve shkaku i krizës globale financiare, por edhe me reputacion mosmirënjohës që e gëzojnë, bashkësia turistike e Parisit i këshilloi banorët e vetë që të qeshin sa më shumë.

Numri i turistëve në Paris ka rënë për 17 për qind që nga janari i këtij viti, treguan statistikat zyrtare.

Në mënyrë që të ngadalësohet rënia dhe të shtohen të ardhurat, bashkësia turistike vendosi në vendet më të frekuentuara në Paris tendat me ‘ambasadorët e buzëqeshur' të cilët janë përgjegjës për mirëseardhje të ngrohtë të turistëve. Gjithashtu qindra roller-ngasës dhe skater'sa formuan një buzëqeshje gjigante në Place Vendome në qendër të qytetit. "Duhet të punojmë me porosi të thjeshta. Asgjë nuk flet më shumë se buzëqeshja", tha Paul Roll njeriu kryesor i bashkësisë turistike të Parisit. Një anketë që në muajin maj e kreu ueb-faqja TripAdvisor e specializuar për udhëtime, tregoi se Parisi është qyteti më i mbivlerësuar, që ka çmimet më të larta dhe banorët më së paku dashamirës. Andaj veprimtarët e turizmit përfunduan se për shpëtim të sezonit nevojitet angazhim i plotë i të gjithë francezëve. "Nëse dëshirojmë që turizmi, i cili gjeneron më shumë se 2 milionë vende të punës të mbetet sektori kryesor ekonomik, atëherë të gjithë duhet ta përkrahin, veprimtarët turistikë, përfaqësuesit e autoriteteve por edhe krejt banorët e Francës. Puna qëndron në faktin se një turisti amerikan në Paris nuk guxojmë në mënyrë të ashpër t'i përgjigjemi në pyetje, ndërsa anglezët e humbur në Francën Veriore duhet t'ia tregojmë rrugën e duhur me plot durim" thotë Daniel Fasquelle, themelues i shoqatës turistike.

KOMENTE