English

Vetëplagoset me pistoletë një 83-vjeçar në qytetin e Laçit

Laç, 16 Korrik NOA - Mister për policinë e Laçit dhe familjarët, vetëplagosja e një burri në moshë të thyer i cili duke u qëlluar me armë zjarri, kam pasur si qëllim, ikjen nga kjo botë.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA, informon se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së Enjtes në lagjen nr 2 të qytetit të Laçit ku është gjetur i plagosur me arme zjarri - pistoletë - brenda ne banesen e tij, 83-vjeçari Preng Frisku.

Në gjendje alarmi, familjarët e tij e kanë gjetur pasi dëgjuan zhurmëën që bëri qitja me pistoletë dhe e dërguan në Spitalin e Laçit, ku mjekët thanë se gjendja e tij është kritike.

Policia e sinjalizuar për vetëplagosjen, ka shkuar në vendngjarje, ku është sekuestruar arma e krimit.

e.n/NOA

Lexoni mbi një tjetër ngjarje sot në Laç: Helmohet duke ngrënë fruta, 19-vjeçarja lufton me vdekjen

Njoftim: Ndalohet rreptësisht riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i prodhimeve të agjencisë NOA, pa u cituar burimi, në të kundërt media abuzuese do të paditet në gjykatë dhe ndaj tyre do të kërkohet dëmshpërblim, konform dispozitave ligjore

KOMENTE