Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha thirrje Ramës: Rruga e hapur për bashkëpunim si dikur
English

Berisha thirrje Ramës: Rruga e hapur për bashkëpunim si dikur

Tiranë, 17 korrik NOA UPDATE-Në daljen e parë për mediat pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit një ditë më parë, kryeministri Sali ka konfirmuar një bashkëpunim të mundshëm të qeverisë me opozitën edhe nëse Rama rizgjidhet në krye të PS.

I pyetur nga gazetarët, Berisha ka theksuar se bashkëpunimet me opozitëm në të shkuarën kanë qenë mjaft të vlefshme ndaj këto s'duhen harruar.

"Rama ka përdorur sulme të paimagjinueshme, por unë s'ja rikthej.

Kam bërë fushatën më pozitive në jetën time, ndërsa Rama më ka goditur familjarisht.

Unë kam bashkëpunuar me Ramën për ndryshimet në kushtetutë, më i rëndësishmi në vitet e fundit, bashkëpunim madhor, kemi bashkëpunuar për kodin zgjedhor, të gjitha këto s'mund të fshihen.

Kam bërë koalicion me Metën e Ramën jo për inate por sepse nuk e lija vendin pa opozitë, këto si mohon dot Rama, kjo është politika", është shprehur kryeministri Berisha.

Referuar sulmeve të PS pas mbylljes së procesit zgjedhor, Berisha ka theksuar se nga ndryshimi i sistemit të ri zgjedhor PD humbi 10 deputetë por përsëri pranon humbjen para faktit që opozita të largohej nga zgjedhjet.

Kryeministri ka theksuar se me opozitën do i rivendos urat e bashkëpunimit pas përfundimit të rezultateve në Kolegjin Zgjedhor duke aluduar kështu periudhën e shtatorit kohë kur mendohet të krijohet qeveria e re e koalicionit PD-LSI.

m.i/NOA

KOMENTE