Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova, deklaratë e dytë në GJND
English

Kosova, deklaratë e dytë në GJND

Kosova i ka deponuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë edhe deklaratën e dytë me shkrim, në lidhje me procesin e interpretimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, i cili po zhvillohet në këtë institucion

Nga Zijadin Gashi

Kosova i ka proceduar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë edhe deklaratën e dytë me shkrim, në të cilën shprehen argumentet e palës kosovare ndaj komenteve të shteteve që konsiderojnë se shpallja e pavarësisë ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, tha se deklarata e dytë ka një vëllim prej 150 faqesh. Për dallim nga deklarata e parë e Kosovës, ku shpreheshin argumentet për pavarësinë e Kosovës, deklarata e dytë, tha Hyseni, u përgjigjet të gjitha kundërshtimeve të pavarësisë së Kosovës që Serbia dhe disa shtete tjera i kanë deponuar tek gjykata në Hagë. Ministri Hyseni, i cituar nga RFE, u shpreh i bindur se Kosova ka arritur sërish që të japë argumente të mjaftueshme për gjykatën, në lidhje me të drejtën legjitime të Kosovës për të qenë shtet i pavarur e sovran. "Është një dokument plot argumente bindëse në të gjitha pandehmat që përmbajnë deklaratat tjera të dorëzuara më 17 prill". "E shohim oportune që edhe një herë të shprehim besimin tonë të palëkundur në drejtësinë, besimin tonë të palëkundur në paanësinë e gjykatës, besimin tonë të palëkundur në fuqinë e argumenteve që Republika e Kosovës ka parashtruar para gjykatës", tha Hyseni. Pas deponimit të deklaratës së dytë, deri më 15 shtator, Hyseni tha se të gjitha palët e interesuara duhet t'i përgjigjen gjykatës nëse duan të marrin pjesë në seancat dëgjimore, të cilat do të nisin nga 1 dhjetori. Ministri i Jashtëm kosovar u shpreh shumë i bindur se procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të përfundojë deri në prill të vitit të ardhshëm. Përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi, Hyseni tha se e sheh edhe në interes të njohjeve të reja, pasi që disa vende e kanë kushtëzuar njohjen e Kosovës me përfundimin e procesit gjyqësor në Hagë. "Pres që disa vende ta bëjnë njohjen menjëherë pasi që të ketë përfunduar ky proces në gjykatë. Ka disa vende, për fatin e mirë të Kosovës një numër i vogël, por ka disa që në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, të hapur, na kanë deklaruar se preferojnë të presin çfarë do të thotë Gjykata Ndërkombëtare para se ta njohin Kosovën". "Mirëpo, të njëjtat vende, ju siguroj se thonë që nuk e kushtëzojnë assesi njohjen me rrjedhimin që do të dalë nga ky proces. Është vetëm çështje e respektimit të një institucioni të OKB-së", theksoi Hyseni. Shqyrtimi i ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po bëhet me kërkesë të Serbisë. Kërkesa e Beogradit zyrtar pati marrë edhe mbështetjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Janë 35 shtete të interesuara të marrin pjesë në këtë proces. Ato kanë deponuar argumentet e tyre, prej të cilave 21 në favor të pavarësisë së Kosovës dhe 13 kundër. Sidoqoftë, mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë këshillues dhe si i tillë është vlerësuar se nuk do të ketë efekte juridike për statusin e Kosovës. Por, efektet, vlerësohet të jenë të natyrës politike, pasi që mendimi pozitiv për pavarësinë mendohet se do të ndikonte në rritjen e numrit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës së pavarur.

KOMENTE