Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosto e jetesës në BE, Danimarka çmimet 141 % mbi mesataren, Bullgaria nën 51 %
English

Kosto e jetesës në BE, Danimarka çmimet 141 % mbi mesataren, Bullgaria nën 51 %

Bruksel, 17 korrik, NOA - Ndër 27 vendet e Bashkimit Evropian, vendi që ta "krip" më shumë kokën, është Danimarka, Atje çmimet janë gati sa dyfishi i mesatares që kapin pak a shumë të gjitha vendet anëtare të BE.

Por nuk ndodh një gjë e tillë me Bullgarinë, e cila çmimet i ka gati sa gjysma e mesatares me të cilat përballet përditë një shtetas evropian.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Evropian i Statistikave, sipas të cilit Danimarka është vendi më i shtrenjtë për jetesë nga 27 anëtaret e Bashkimit Evropian, me çmime që arrijnë 141 për qind më shumë krahasuar me mesataren e BE-së, ndërsa Bullgaria është më e lira me 51 për qind më pak nga mesatarja. Në një hulumtim të tij institucioni për nivelin e jetesës në Bashkimin Evropian, u arrit në përfundimin se krahasimi i çmimeve të mallrave nga konsumimi i gjerë dhe shërbimet në vitin 2008 ka treguar vende si Irlanda, Finlanda, Luksemburgu, Suedia dhe Belgjika janë më të shtrenjtat.

Ndërsa në listën e vendeve evropiane me çmimet më të ulëta, pas Bullgarisë, renditen vendet ish-komuniste nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Rumania, Lituania, Polonia dhe Hungaria.

n.e/NOA

Â

KOMENTE