Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëndrejtoresha e OBSH për Evropën, kandidon për postin e kreut të institucionit
English

Nëndrejtoresha e OBSH për Evropën, kandidon për postin e kreut të institucionit

Tiranë, 17 Korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha pret nëndrejtoreshën e zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën, Nata Menabde.

Nata Menabde, është nëndrejtoreshë e zyrës rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën.

Duke uruar Kryeministrin për fitoren e zgjedhjeve, zonja Menabde i vlerësoi ato si një hap të rëndësishëm për vazhdimin e reformave në vend dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian.

Zonja Menabde i përcolli Berishës, përshëndetjet më të ngrohta dhe vlerësimet më të mira nga drejtoresha e OBSH-së Margaret Chan dhe drejtori i zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën dr. Marc Danzon për kontributin e Shqipërisë në këtë organizatë, si dhe vizitën e frytshme që ata patën në Shqipëri në mars të 2009.

Menabde, ka paraqitur kandidaturën për postin e drejtoreshës së zyrës rajonale të OBSH-së në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin shtator 2009.

Kryeministri Berisha falënderoi për vlerësimet dhe shprehu edhe një herë vendosmërinë për thellimin e reformave në shëndetësi, në përputhje këto dhe me parimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

/e.l/NOA/

KOMENTE