Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pavarësia e Kosovës, Haga mbyll procedurat për ligjshmërinë
English

Pavarësia e Kosovës, Haga mbyll procedurat për ligjshmërinë

Hagë, 17 korrik NOA-Përfundon sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë afati për dorëzimin e argumenteve shtesë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjykata iu dha afat 3 muaj të gjitha palëve të përfshira në këtë proces që të kontestojnë argumentet e paraqitura nga pjesëmarrësit e tjerë.

Mbi 30 vende kanë deponuar qëndrimet e tyre në mbështetje apo në kundërshtim të pavarësisë së Kosovës.

Numri më i madh i tyre kanë hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se shpallja e pavarësisë ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Argumentet shtesë të Prishtinës që i dorëzohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë përmbledhur në një dokument prej 150 faqesh, të përgatitur nga përfaqësuesi ligjor i Kosovës, Michael Wood.

Beogradi zyrtar, i cili ka dorëzuar këtë javë në Hagë dokumentet plotësuese në kundërshtim të pavarësisë së Kosovës, beson se do të ketë sukses në kontestimin e argumenteve të paraqitura nga palët që e mbështetin shtetësinë e Kosovës.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka shfrytëzuar konferencën e shteteve të painkuadruara në Egjipt që të bëjë thirrje për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës deri në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo gjykatë pritet që më 1 dhjetor të fillojë seancat dëgjimore për rastin e Kosovës dhe opinioni i saj nuk do të ketë karakter vendimmarrës, por vetëm këshillëdhënës.

Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, është njohur deri tani nga 62 shtete anëtare të OKB-së.

m.i/NOA

KOMENTE